Bota
Franca nuk do të vaksinojë fëmijët: Mjaftojnë masat në shkolla
Në Francë, autoritetet nuk e shohin si të domosdoshëm vaksinimin e fëmijëve nën 12 vjeç. Drejtori i përgjithshëm i shërbimeve të shëndetit publik në Francë, Jérôme Salomon, thotë se protokolli shëndetësor për periudhën e shkollës është i mjaftueshëm për të shmangur një valë të katërt. Ndërkohë, në fokus do të jenë fëmijët mbi moshën 12 vjeç.
Suedia del kundër idesë së një force ushtarake europiane
Suedia nuk është dakord me propozimin e ministrave të mbrojtjes të BE-së për ngritjen e një force evropiane të reagimit të shpejtë për t'iu përgjigjur shpejt krizave në Afganistan. Ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist, i tha radios kombëtare se bashkëpunimi me SHBA mbetet shtylla kurrizore e sigurisë evropiane.
"Nuk e shoh një forcë europiane si linjën kryesore për zgjidhjen e këtyre problemeve," tha Hultqvist.
Apeli i 220 revistave shkencore: Ndryshimi i klimës do të sjellë dëme të pakthyeshme
Ngrohja globale tashmë po ndikon në shëndetin e njerëzve aq shumë, saqë masat emergjente ndaj ndryshimeve klimatike nuk mund të pezullohen ndërsa bota merret me pandeminë Covid-19, paralajmëruan të hënën revistat mjekësore në të gjithë globin.
"Shëndeti po dëmtohet nga rritja e temperaturës globale dhe shkatërrimi i natyrës", thuhet në një artikull të botuar në më shumë se 220 revista kryesore përpara samitit të klimës Cop26, që mbahet në nëntor.
Që nga epoka para-industriale, temperaturat janë rritur rreth 1.1 gradë Celsius (34 gradë Fahrenheit).
Malazezët në protestë kundër kreut të ri të Kishës Ortodokse
Një protestë me shumë përplasje shoqëroi shugurimin e kreut të ri të Kishë Ortodokse serbe.
Policia përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve që hodhën gurë dhe shishe në qytetin e Cetinjes.
Mali i Zi u nda nga Serbia në 2006, por kisha malazeze mbetet nën kishën ortodokse serbe.
Po shumë në Mal të Zi, përfshirë presidentin e vendit, e shohin atë si një simbol të ndikimit serb.
Arabia Saudite nis zhvendosjen e mediave shtetërore nga Dubai drejt Riadit
Arabai Saudite ka nisur zhvendosjen e selive të mediave të veta shtetërore nga Dubai drejt Riadit. Agjencia “Reuters” citon burime pranë Princit të Kurorës Mohammed bin Salman sipas të cilave vendimi është pjesë e një plani më të gjerë për ta shndërruar Arabinë Saudite në një pol ekonomik në rajon.
Biden firmos urdhër ekzekutiv për deklasifikimin e dokumenteve për 11 shtatorin 2001
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka firmosur së fundmi një urdhër ekzekutiv drejtuar Departamentit të Drejtësisë dhe agjencive të tjera qeveritare për rishikimin e dokumenteve hetimore të FBI-së për 11 shtatorin, me synim deklasifikimin e tyre. Urdhëri i Biden detyron Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland të deklasifikojë dokumentet brenda një periudhe gjashtë mujore.
Ne nuk duhet të harrojmë kurrë dhimbjen e pafundme të familjeve dhe të dashurve të 2 977 viktimave të pafajshme që u vranë gjatë sulmit më të keq terrorist të historisë së Amerikës
Protestues kundër vaksinave mësyjnë televizionin publik slloven(video)
Protestues kundër masave kufizuese të marra nga qeveria kanë mësyrë të premten në darkë studio e televizionit slloven, RTV Slovenia. Ata drejtoheshin nga Ladislav Troha, lideri i lëvizjes OPS, që i kunërvihet të gjitha masave që kanë të bëjnë me pandeminë.
Japonia gjen zgjidhjen për ujin radioaktiv të Fukushimës
Derdhja e ujit radioaktiv është kthyer në dhimbje koke për qeveritë japoneze vitet e fundit, sidomos pas cunamit shkatërrues të 11 marsit 2011. Për të hequr qafe ujin radioaktiv që po grumbullohet dhe kërcënon të vërshojë në termocentralin e shkatërruar Fukushima Daiichi, Tokio Electric Power Company Holdings (TEPCO) ka bërë publike planet për të shpuar një tunel nënujor që do ta lejojë atë të hedhë ujin e ndotur në një distancë të moderuar nga bregu.
Studimi i ri: 30% e specieve të pemëve rrezikojnë të zhduken
Rreth një e treta e specieve të pemëve në të gjithë botën janë në rrezik zhdukjeje. Ky është konkluzioni i një studimi pesëvjeçar mbi 60 000 specie drurësh në botë. Raporti zbulon se 30 për qind e tyre (17 500 lloje), aktualisht janë në rrezik zhdukjeje.
Studimi i kryer nga Botanic Gardens Conservation International thekson se ky numër është sa dyfishi i gjitarëve, zogjve, amfibëve dhe zvarranikëve të marrë së bashku, që janë në rrezik zhdukjeje.
Ndarja e parë mes qeverisë britanike dhe komitetit shkencor: Jo vaksinimit të fëmijëve
Vaksinimi i fëmijëve ka sjellë ndarjen për herë të parë mes qeverisë dhe këshilltarëve shkencorë në Britani. Ministrat tani mund të kundërshtojnë rekomandimet e këshilltarëve zyrtarë të vaksinimit dhe të vijojnë me vaksinat e Covid për të gjithë fëmijët 12 deri në 15 vjeç, pasi trupa shkencore arriti në përfundimin se përfitimi shëndetësor neto nga vaksinimi i kësaj grupmoshe ishte shumë i vogël.
Tashmë ministrat mund të kërkojnë prova shtesë, të cilat mund të ndihmojnë në rrëzimin e vendimit të trupës që mbikëqyr vaksinimin.
