Bota

OBSH: 7 milionë vdekje në vit për shkak të ndotjes së ajrit

Postuar në 24 Shtator, 2021 10:53

Shtatë milionë vdekje të parakohshme në vit kanë shkak ndotjen e ajrit. Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar udhëzimet e reja për cilësinë e ajrit, duke e cilësuar ndotjen një nga kërcënimet më të mëdha mjedisore për shëndetin e njerëzve.

Sipas OBSH, sëmundjet e shkaktuara nga ndotja janë në të njëjtin nivel me pirjen e duhanit dhe ushqimin e pashëndetshëm.

Normat e lejuara të ndotjes, të rishikuara nga OBSH, synojnë të mbrojnë njerëzit nga efektet e dëmshme të ndotjes së ajrit dhe përdoren nga qeveritë si referencë për standardet ligjërisht të detyrueshme.

Teknologjia që mbledh të dhënat hyn edhe në tualet  

Postuar në 23 Shtator, 2021 16:59

Debatit të madh lidhur me rrezikun e përdorimit të të dhënave personale nga kompanitë e teknologjisë i shtohet edhe një “aneks” i ri. Tualetet smart janë risia që propozohet. Ato do të mbledhin të dhëna të karakterit shëndetësor, bazuar në jashtëqitjen që depozitohet në to.

Dialogu në ngërç, mediat serbe: Katër kushtet e reja të Beogradit

Postuar në 23 Shtator, 2021 13:15

Mediat serbe shkruajnë se Beogradi ka katër kritere, me të cilat kushtëzon rifillimin e dialogut me Kosovën. Ky i fundit, pezull prej disa kohësh, është vënë në dyshim ditët e fundit pas situatës së krijuar lidhur me target serbe. Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të ndaluar targave serbe në Kosovë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se në këtë moment nuk ka kuptim të rifillojë dialogu.

Pala serbe pretendon se janë disa pika të marrëveshjes me ndërmjetësimin e Brukselit, të cilat Kosova nuk i ka respektuar.

Katolikët: Jemi të papërfaqësuar në qeverinë e re të Libanit

Postuar në 22 Shtator, 2021 17:40

Të krishterët në Lindjen e Mesme po përballen me shumë sfida. Në takimin e parë që Liban, për herë të parë që prej vitit 2019, për shkak të pandemisë, peshkopët katolikë sirianë, u bënë thirrje qeverive në Lindjen e Mesme të punojnë "për të ndaluar luftërat dhe për të hequr dorë nga logjika e sektarizmit dhe racizmit".

Mbeturinat elektronike, kriptomonedha ndot sa Holanda

Postuar në 22 Shtator, 2021 14:47

Përtej kostos së lartë, prodhimi i kriptomonedhës lë pas edhe ndotje. Përveç asaj që shkaktohet nga sasitë e mëdha të energjisë elektrike që harxhohen, kriptomonedha prodhon edhe atë që njihet si e-ndotja. Fjala është për mbeturinat elektronike, të cilat janë të barabarta me ato që prodhon Holanda.   

Sipas një përllogaritjeje që kanë bërë Alex de Vries dhe Christian Stoll, ato që njihen si minierat e kriptomonedhës prodhojnë çdo vit 30 700 ton mbeturina elektronike.

Qeveria lituaneze: Mos përdorni celularët kinezë

Postuar në 22 Shtator, 2021 13:59

Në Lituani, Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë u rekomandoi qytetarëve të mos blejnë celularë kinezë, ndërsa u këshilloi atyre që e kanë bërë tashmë, të mos i përdorin. Shkak është bërë një raport i qeverisë, sipas të cilit pajisjet në fjalë kanë një opsion paftësi për censurë.

Pse të lindurit pas viteve '80 po i kthejnë shpinën kapitalizmit?

Postuar në 21 Shtator, 2021 14:49

Të rinjtë janë të uritur dhe të pasurit janë në menu. Kjo shprehje u përdor për herë të parë në shekullin XVIII, kur filozofi Zhan-Zhak Ruso deklaroi: "Kur njerëzit nuk do të kenë më për të ngrënë, ata do të hanë të pasurit!" Por sot kjo frazë është e përhapur në Twitter dhe media të tjera sociale. Në TikTok, videot virale tregojnë të rinj që vënë në “shënjestër” këdo që ka një makinë që ndizet me buton.

Identifikohet koordinatori i sulmit me gaz Novichok në Salisbury

Postuar në 21 Shtator, 2021 13:17

Një person i tretë është nën akuzë për helmimin me gaz Novichok në Britaninë e Madhe, tre vjet më parë. Denis Sergeev, shtetas rus, dyshohet si i përfshirë në sulmin ndaj ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia, në Salisbury. Ata shpëtuan, por një grua pa lidhje me ngjarjen, Dawn Sturgess, vdiq në spital për shkak të helmimit pasi përdori shishen me gazin helmues.

Kanadaja u jep liberalëve një mandat të tretë

Postuar në 21 Shtator, 2021 10:16

Kanadezët i dhanë kryeministrit Justin Trudeau një mandat të tretë qeverisës, pavarësisht se nuk ka maxhorancën absolute. Partia Liberale e Trudeau u rendit e para në 156 zona elektorale në shkallë vendi, duke përfshirë 111 në Ontario dhe Quebec.

 Udhëheqësja konservatore Erin O'Toole, partia e së cilës u rendit e dyta, pranoi humbjen pasi rezultatet dolën në orët e vona të natës. Konservatorët udhëhoqën në 121 zona elektorale.

Dhoma e Përfaqësuesve ka 338 vende dhe një partie i duhet të fitojë 170 për të mbajtur shumicën.

Kanceri i prostatës mund të kurohet për një javë

Postuar në 20 Shtator, 2021 16:26

Burrat mund të shërohen nga kanceri i prostatës brenda një jave duke përdorur doza më të mëdha të radioterapisë precize. Testet klinike pritet të nisin këtë javë në Spitalin Royal Marsden të Londrës për të zbuluar nëse është e sigurt të përshpejtohet rrënjësisht trajtimi.

Aktualisht, burrat që zhvillojnë kancer të prostatës zakonisht trajtohen në 20 seanca në muaj.

Por shkencëtarët duan ta ulin terapinë në vetëm dy trajtime me doza të larta, të cilat mund të kryhen brenda një ose dy javëve.

Pages

Subscribe to RSS - Bota