Bota

Akar: Organizatat kurde në prag të kolapsit

Postuar në 20 Prill, 2022 14:03

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar shprehet se organizatat kurde, PKK dhe YPG janë drejt kolapsit. Gjatë një konference mbajtur në provincën e Bursës, Akar tha se vetë drejtues të të fyja organizatave po pranojnë shpërbërjen, sipas tij pas gjurmimit të bisedave të kryera së fundmi.

Turqia ka kryer këto kohë operacionin ushtarak “Claw Lock” në kuadër të të cilit janë realizuar sulme ajrore dhe me artileri në veri të Irakut.

Putin deklaron 114 mijë euro të ardhura, një shtëpi 77 m2, dy makina dhe një kamper

Postuar në 19 Prill, 2022 16:40

Presidenti i Rusisë, Vladimiri Putin ka deklaruar si të ardhura të 114 mijë euro për vitin 2021, një apartament në Moskë prej 77 m2, dy autovetura të prodhimit rus, një Vollga dhe një Niva si dhe një kamper. Kryeministri Mikhail Mishustin ia kalon pak më mirë, me një të ardhur të deklaruar prej 18.3 milionë rublash që bëjnë 204 mijë euro. 

Mali i Zi dhe Rusia në prag të prishjes së marrëdhënieve diplomatike

Postuar në 19 Prill, 2022 13:32

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Malit të Zi kanë mbërritur në pikën më të ulët teksa palët po sqarojnë aktualisht nëse do të duhet të vazhdojnë apo jo të kenë raporte diplomatike. Shkak është bërë sipas Kremlinit, një mesazh në Tuiter i ministrit të Jashtëm malazez, Djordje Raduloviç që shprehej për nevojën e ndërprerjes së marrëdhënieve. Në këtë kuadër, ambasada ruse në Podgoricë ka nisur një notë në Ministrinë e Jashtme të Malit të Zi për të kërkuar sqarime rreth mesazhit të ministrit.

Ne dërguam notën për të marrë sqarime të qenësishme

Zelenskiy: Rusia nisi ofensivën mbi Donbas

Postuar në 19 Prill, 2022 00:33

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zekenskiy ka deklaruar pak më parë se Rusia ka nisur ofensivën e paralajmëruar në Donbas. 

Ne mund të konfirmojmë se trupat ruse kanë nisur betejën për Donbasin, të cilën ata e kanë përgatitur për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse i është dedikuar tani kësaj ofensive

citojnë mediat Zelenskiyn.

Nën akuzë për krijim organizate kriminale, arrestohet ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi

Postuar në 18 Prill, 2022 14:26

Mediat rajonale raportojnë për arrestimin e ish-kryetares së Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, e cila është ndaluar në aeroportin Golubovci. B92 referon “Vijesti” sipas të cilës Medenica është ndaluar për dy akuza: krijim I organizatës kriminale dhe abuzim me detyrën zyrtare.

"Kundërpërgjigjes së Perëndimit po i prin Europa"

Postuar në 17 Prill, 2022 11:45

Prej 24 shkurtit, ditë kur Rusia nisi në Ukrainë atë që e quan operacion special, Perëndimi i është kundërpërgjigjur duke furnizuar me armë Kievin dhe duke vendosur sanksione mbi ekonominë ruse.

SHBA-të nga njëra anë dhe Europa nga ana tjetër kanë unifikuar qëndrimin përballë Rusisë, lidhur me atë që e cilësojnë agresion ushtarak në Ukrainë.

Një raport që “tregon” se cilin preferon BE në pallatin Elize

Postuar në 17 Prill, 2022 10:04

Një javë para përballjes finale për presidencën, organi kundër mashtrimit i BE-së ka akuzuar lideren franceze të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen dhe bashkëpunëtorët e saj për përvetësim të rreth 600 000 euro gjatë detyrës si eurodeputetë.

Lajmin e bëri të ditur fillimisht media franceze, Mediapart, e cila publikoi pjesë nga raporti i ri i OLAF-it për shpenzimet që grupet politike mund të bëjnë gjatë mandatit të tyre si eurodeputetë.

“Si të zgjedhësh mes murtajës dhe kolerës”

Postuar në 16 Prill, 2022 15:46

Edhe nëse ai nuk u kualifikua për në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës, ka diçka për të cilën Jean-Luc Mélenchon mund të krenohet: Ai fitoi zemrat e votuesve të rinj francezë, të cilët tani po përballen me një zgjedhje të vështirë.

Votuesit francezë të moshës nën 30 vjeç preferuan Mélenchon, kandidatin e së majtës. Por të gjetur përballë Macron dhe Le Pen, ata nuk dinë kë të zgjedhin ose më mirë, nuk duan të zgjedhin.

Zelensky: SHBA të fusë Rusinë në listën e shteteve sponsor të terrorizmit

Postuar në 16 Prill, 2022 11:41

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkoi homologut amerikan, Joe Biden, të vendosë Rusinë në listën e zezë të shteteve që sponsorizojnë terrorizmin, një masë që Shtetet e Bashkuara nuk e morën as gjatë Luftës së Ftohtë.

Lajmin e bën të ditur Washington Post, duke cituar burime në dijeni me kërkesën.

Peshku rus u rrëshqet sanksioneve

Postuar në 16 Prill, 2022 10:19

Peshkimi është biznes fitimprurës në Rusi dhe lidhet ngushtë me projeksionin e Kremlinit dhe Presidentit Vladimir Putin për pushtetin në det.

Rusia është një nga prodhuesit kryesorë në botë të ushqimeve të detit dhe ishte eksportuesi i tetë më i madh në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, me më shumë se 1.2 miliardë dollarë shitje.

Por nuk dihet saktësisht se sa arrin të zbarkojë në SHBA me anë të Kinës, e cila nga ana e saj dërgoi 1.7 miliardë dollarë peshk në SHBA vitin e kaluar.

Pages

Subscribe to RSS - Bota