Bota

Turqia: Çdo përpjekje për të likujduar drejtues të Hamasit në territorin tonë, do të ketë pasoja

Postuar në 05 Dhjetor, 2023 14:29

Shërbimet sekrete turke kanë paralajmëruar zyrtarisht homologët izraelitë kundër aksioneve eventuale të këtyre të fundit ndaj operativëve të Hamasit në tokën turke. Mediat në Turqi raportojnë se njoftimi është bërë pas deklaratave të kreut të shërbimit të brendshëm izraelit, Ronen Bar, se Izraeli ka përgatitur plane për asgjësimin e liderëve të organizatës palestineze jashtë territoreve të Palestinës.

Erdogan: Gaza do mbetet përgjithnjë palestineze

Postuar në 04 Dhjetor, 2023 16:22

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Gaza do të mbetet përgjithnjë palestineze. Ai ka folur gjatë një sesioni të hapur të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik gjatë së cilës ka premtuar se Izraelit nuk do t’i lëshohet një centimetër tokë në Gaza.

Ne duhet ta bëjmë këtë jo vetëm për vëllezërit në Gaza por edhe për vetë sigurinë tonë dhe integritetin territorial

ka thënë ai.

Hapet në Rusi qendra e parë studimore për presidentin kinez, Xi Jinping

Postuar në 04 Dhjetor, 2023 12:19

Akademia Ruse e Shkencave ka hapur së fundmi një qendër të posaçme studimore për presidentin kinez, X Jiping. E para e krijuar jashtë Kinës. Kreu i Institutit për Kinën dhe Azinë Bashkëkohore në Akademinë Ruse, Kirill Babayev është shprehur se hapja e qendrës reflekton faktin se aktualisht Kina është partneri kryesor ekonomik i Rusisë, por edhe partneri kryesor strategjik.

Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për lajme të këqija nga Ukraina

Postuar në 03 Dhjetor, 2023 19:58

Në një intëervistë për rrjetin ARD, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg, ka paralajmëruar përkundrejt “lajmeve të këqija nga Ukraina”. 

Lufta zhvillohet me faza. Ne duhet ta mbështesim Ukrainën si në kohë të mira ashtu edhe të këqija. Ne duhet po ashtu të përgatitemi për lajme të këqija

citohet ai. 

SHBA-të po krijojnë tension mes Turqisë dhe Greqisë

Postuar në 02 Dhjetor, 2023 16:09

“Nëse thërret me zë të lartë dikë nga Turqia, mund të dëgjohesh në Kos. Nuk është e drejtë që dy vende, kaq të afërta dhe kaq të lidhura ngushtë, të vazhdojnë përpara me zëra që ushqejnë armiqësi”.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, thotë se Greqia është pjesë e qasjes së re të Ankarasë “më shumë miq dhe më pak armiq".

22 vende do të trefishojnë kapacitetin bërthamor deri në 2050

Postuar në 02 Dhjetor, 2023 15:44

Shtetet e Bashkuara dhe 21 vende të tjera u zotuan në samitin e klimës të Kombeve të Bashkuara në Dubai për të trefishuar kapacitetin e energjisë bërthamore deri në vitin 2050.

Përkrahësit e energjisë bërthamore, e cila furnizon 18 për qind të energjisë elektrike në Shtetet e Bashkuara, thonë se rritja e prodhimit të saj është domosdoshmëri për uljen e emetimeve të karbonit në dekadat e ardhshme.

Nadia Calviño, kandidatja kryesore për drejtimin e Bankës Europiane të Investimeve

Postuar në 01 Dhjetor, 2023 18:14

Nadia Calviño, ministre e Ekonomisë e qeverisë spanjolle, është evidentuar si kandidatja kryesore dhe e pakonkurueshme sipas gjasave për detyrën e drejtores së Bankës Europiane të Investimeve. Pozicioni merr rëndësi shumë të madhe për shkak se kjo bankë do të ketë rol dominues për procesin e rindërtimit të Ukrainës, një proces prej miliarda eurosh.

Vjenën e bëri të rëndësishme Arsimi!

Postuar në 01 Dhjetor, 2023 16:48

Revista “Foreign Policy” publikon së fundmi një recencë të shkurtër të librit të historianit britanik, Richard Cockett, “Vjena: Si e krijoi botën modern qyteti i ideve”. Shënimi mbi librin thekson rolin e kryeqytetit austriak në idetë kryesore intelektuale të Perëndimit, të paktën që nga fillimi i shekullit të 20-të e deri në mesin e tij.

Papa: Ka qenë gabim maskilizimi i Kishës

Postuar në 01 Dhjetor, 2023 14:01

Kisha është grua, por kjo nuk ka të bëjë me çështjen e priftërimit femëror. Kështu është shprehur Papa Françesku gjatë një diskutimi me Komisionin Teologjik Ndërkombëtar, gjatë të cilit ai ka vënë në dukje “gabimin e maskilizimit të Kishës”. Duke sjellë një përvojë të vetën me mësimin e teologjisë nga një grua, Papa ka paralajmëruar se problemi i përfshirjes më të madhe të femrës në çështjet teologjike do të duhe të trajtohet me seriozitet nga Kisha. 

Benny Gantz, karta kryesore kundër Netanyahut

Postuar në 30 Nëntor, 2023 14:18

Benny Gantz është shpresa e Izraelit për të rrëzuar më në fund Beniamin Netanyahun. Kështu shkruan “Politico” që vë në dukje se që nga sulmet e 7 tetorit, sondazhet i japin pikë maksimale ish-rivalit zgjedhor të kryeministrit aktual, që është aktualisht edhe pjesë e kabinetit të emergjencës të krijuar pas sulmeve të Hamasit.

Pages

Subscribe to RSS - Bota