Bota
Monarkia e Dyfishtë po ngrihet nga varri!
Mes Austrisë dhe Hungarisë duket se ende ka një aleancë për të cilën nuk flitet shumë, por as nuk kalon pa u vënë re.
Qoftë për çështjen e Ukrainës, Rusinë, apo edhe konfliktin Izrael-Hamas, përshtypja në qarqet e BE-së është se të dy vendet janë në të njëjtën linjë.
Rusia: Akt lufte, nëse bazat rumune, polake apo sllovake përdoren nga avionët ukrainas
Rusia ka paralajmëruar NATO-n se çdo disponibilitet infrastrukturor ushtarak për forcat ajrore të Ukrainës do të konsiderohet si përfshirje në luftë dhe mbi këtë vlerësim do të merren masat përkarëse. Kreu i delegacionit rus në konferencën e sigurisë ushtarake dhe kontrollit të aëmëve në Vjenë, Konstantin Gavrilov, ka bërë të qartë se çdo lëvizje në këtë drejtim është akt lufte.
Zelenskiy pyetet në SHBA: Do i cedosh territor Rusisë?
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy është pyetur në konferencën për shtyp me presidentin amerikan Biden, nëse ka parashikuar të lëshojë territore ndaj Rusisë.
Njerëzit, familjet tona dhe fëmijët jetojnë aty. Dhe e gjitha kjo është pjesë e shoqërisë ukrainase. Ideja e lënies së territorit është absolutisht çmenduri dhe ne nuk u lëmë territor terroristëve
ka thënë ai.
Votoj Vuçiçin. Perëndimi po paguan që Serbia të destabilizohet
Kreu I Republikës Srpska, njëherazi anëtar i presidencës boshnjake, Milorad Dodik, ka deklaruar se do të votojë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi dhe se vota e tij do të jetë për partinë e Aleksander Vuçiç. Sipas tij, Vuçiç është presidenti i parë i Serbisë që vendosi forma konkrete ndihme për Republikën Srpska.
Ke njerëz që vazhdimisht flasin dhe punojnë kundër Serbisë, që financohen nga Perëndim për shkak se nuk u vjen përshtat kur ajo është stabël dhe e fortë…Kjo është pse do të shkoj në zgjedhjet në Serbi dhje do të votoj Partinë Progresiste
Sistemi shtetëror i Rusisë nuk ka për të ndryshuar së afërmi
Kryetarja e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, Valentina Maviyenko, ka deklaruar në një intervistë për agjencinë “TASS” se në momentin e tanishëm baza kushtetuese e vendit nuk mund të rishikohet. Sipas saj përcaktimet e Kushtetutës së vitit 1993 mbetet ende aktuale dhe rregulluese të mira të marrëdhënieve politike të Rusisë me rajonet e tjera duke hedhur poshtë sugjerime që duket se vënë në diskutim sistemin federative.
Borrell propozon sanksione për "kolonët ekstremistë" izraelitë në Bregun Perëndimor
Diplomati kryesor i Bashkimit Europian Josep Borrell ka paralajmëruar se do të propozojë sanksione ndaj kolonëve ekstremistë siç i quajti ai në Brekun Perëndimor në Izrael.
Ne do të punojmë për të vendosur sanksione kundër kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor. Do t’ua propozoj një gjë të tillë vendeve anëtare
është shprehur ai gjatë një konference për shtyp.
Plani B për Ukrainën
Mbështetësit kryesorë të Kievit në BE i shohin fondet jashtë buxhetit të bllokut si një mënyrë për të mbështetur Ukrainën. Kjo strategji do të shërbejë për të kapërcyer pengesën që ka ngritur Hungaria, e cila kundërshton ndihmën prej 54 miliardë dollarësh për Ukrainën nga buxheti i BE-së.
Komisioni Evropian po kërkon të sigurojë financimin gjatë katër viteve të ardhshme nëpërmjet programit të posaçëm për Ukrainën.
Hungaria, e cila ka qenë shumë kritike ndaj qasjes së Brukselit ndaj krizës në Ukrainë, kërcënon me veto në samitin e liderëve që mbahet të enjten.
Thirrje që Suedia të armatoset kundër Rusisë
Në një opinion të publikuar në “Politico” Elisabeth Braw e European Leadership Network, bën thirrje që Suedia të investojë në rritjen e flotës së saj ushtarake. Duke parashtruar si hapje faktin se “deti Balltik së shpejti do të jetë një liqen i NATO-s”, Braw shton se siguria në këtë zonë lidhet detyrimisht me flotën suedeze. Ajo risjell në vëmendje historinë e marinës suedeze dhe të kapaciteteve të saj të dikurshme, për të vënë në dukje se aktualisht kjo flotë është nën përmasat që kërkohen.
Orban në lojë për të pezulluar ndihmën amerikane ndaj Ukrainës. Kuchma: Do të ishte humbje globale për SHBA-të
Të ndihmohet Ukraina deri në fund! Kjo është motoja e deritanishme e Perëndimit në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë. Mirëpo duket se diçka po ndryshon në kushtet e një stanjacioni në front që ka provokuar probleme ekonomike për mjaft vende.
Drejt mandatit të pestë: Ukraina kaloi cakun, shpalli rusët si komb jo autokton
Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar autoritetet ukrainase se kanë kapërcyer cakun duke deklaruar se rusët nuk janë popullsi vendase. Në një ceremoni të shpërndarjes së medaljeve Ylli i Artë dhënë heronjve të Federatës Ruse, kreu i Kremlinit theksoi se:
Ne nuk do të kishim mbërritur asnjëherë deri këtu nëse autoritetet ukrainase nuk do të kishin nisur të shkatërronin Rusinë në territoret tona historike, duke dëbuar popullin tonë që aty, duke i cilësuar rusët si një komb jo vendas