Arkiv-Opinion
Rritja ekonomike e 9 muajve të “Rilindjes”, e zhveshur nga efekti i reshjeve
Një nga komponentet e rritjes ekonomike në Shqipëri – ai i rritjes së prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike nga viti në vit – varet kryesisht nga Qielli. Në qoftë se Qielli dërgon më shumë rreshje në një vit, krahasuar me vitin e kaluar, kemi rritje të prodhimit të energjisë elektrike në vend (dhe anasjelltas). Kjo, sepse prodhimi i energjisë elektrike e ka burimin 100% nga hidrocentralet.
Ja çfarë duhet të bëjë Edi Rama në Beograd
Vizita e pritur e Kryeministrit të Shqipërisë në Beograd do të ndodhë pas afro 7 dekadash. Mu për këtë edhe ka rëndësi historike, dhe simbolika luan rol të madh. Edi Rama nuk duhet ta përsërisë gabimin e Ilir Metës, i cili kur shkoi në Beograd si ministër i Jashtëm vuri kurorë lulesh mbi varrin e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiç.
Nga Kuteli, në pritje të guvernatorit të ri
Në veprën e tij “Banka Kombëtare Shqiptare” botuar në 1936 Dh. Pasko në mbyllje shkruan: “Të kesh një monedhë të stabilizuar në kohët tona kur gjithë ato monedha janë shembur për shkak të krizës ekonomike të përgjithshme është një fakt evident që të bën përshtypje. Ky fakt përbën një krenari të vërtetë për udhëheqësit e Bankës Kombëtare të Shqipërisë”. Mitrush Kuteli planifikonte të shkruante dhe një Histori të Bankës së Shqipërisë pas luftës por duke qenë se iu kundërvu Jugosllavëve që herët dhe idesë së parifikimit të lekut me dinarin, u bë shpejt i padëshirueshëm dhe mandej u arrestua.
Dy “like” në Paris
Para ca ditësh lexova diku mbi një deklaratë të Këshilltarit për Politikë të Jashtme pranë Presidentit të Serbisë, Marko Gjuriç, i cili thoshte se vendi i tij planifikon të nderojë Esad Pashën, figurën që ndoshta përmban mishërimin më perfekt të tradhtisë për shqiptarët, por që në dritën e rektifikimit të historisë sipas korrektesës politike sot nëpër media shënohet edhe si figurë kontroversiale, duke i shtuar fjalës tradhtar thonjëza.
Vetëm një EULEX për drejtësinë na shpëton nga korrupsioni
Si këtu e 24 vjet, lidershipi i politikës shqiptare vazhdon të jetë kinse i përçarë lidhur me nevojën e një drejtësie të pavarur dhe, fshehtazi e në shumicë, i painteresuar për të. Tryeza lidhur me reformën në drejtësi, e sapothirrur nga Presidenti i Republikës, nuk bëri gjë tjetër veçse nxori edhe më në basoreliev këtë orgji prirjesh të papajtueshme, akuzash e kundërakuzash që vlojnë në kokën e politikës dhe që i vjell goja e saj sa herë bëhet fjalë që edhe në Shqipëri të instalohet një pushtet drejtësie i pavarur.
Adieu optimizëm!
Ka disa individë në Shqipëri, ku unë nuk bëj pjesë, që kanë besuar se ky vend lë hapësirë për të qenë optimistë. Është një vend në zhvillim, ka mundësi të mësojë nga pësimet dhe mbi të gjitha energjia pozitive e brezit të ri për të qenë ambiciozë shërben si katalizator i ndryshimeve për më mirë. Disa prej këtyre optimistëve, që kanë parë diell edhe në netë pus të zeza sot gjenden në poste drejtuese dhe kanë në dorë ta ndryshojnë shoqërinë dhe Shqipërinë.
Ringritja e PD apo 20% i PD
Në fakt, nuk doja të bëja një shkrim përnjëherë pas kuvendit, pasi doja ta shihja shumë ftohtë një të vërtetë të madhe dhe të dukshme dhe këto rreshta t’i shkruaja me siguri të plotë si anëtare e kryesisë së degës Durrës. Pikërisht sot, pasi ka kaluar një javë nga Kuvendi i PD-së, vendosa të bëj një analizë sipas këndvështrimit tim dhe shumë demokratëve me të cilët kam biseduar gjatë ditëve në vijim.
Ndeshja trup me trup e prokurorëve
Se çfarë ndodhi saktësisht në mbledhjen e përgjithshme të Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, ditën e premte, më 3 tetor 2014, publiku nuk do ta mësojë asnjëherë, sepse ngjarja, ndryshe u raportua nga mediat dhe ndryshe u paraqit në komunikatën për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme. Disa media e paraqitën me titullin “Rrihen Prokurorët”, disa të tjera folën për një përplasje fizike mes Kryeprokurorit të Republikës, Llalla, dhe kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari. Prokuroria e Përgjithshme paraqiti një version tjetër.
Putinizimi i Serbisë
Në fund të korrikut 2014, Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç informoi shoqërinë dhe anëtarët e parlamentit serb se vendi ndodhej në një situatë realisht të vështirë. Ai theksoi se i takon parlamentit që të vendosë nëse të ndjekë ose jo Bashkimin Europian dhe të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë. Vuçiç përmendi me këtë rast se Serbia nuk mund t’i mbijetonte një raundi tjetër rritjeje të çmimit të gazit dhe, pavarësisht se anëtarësimi në Bashkimin Europian është objektiv i politikës së jashtme të Serbisë, ajo duhet që të ndjekë para së gjithash interesin kombëtar të saj.
Kallashi dhe Koburja
Duke u hallakatur në news feed, më zuri syri një faqe zyrtare të një "këngëtareje" që quhej "Kallashi". Kurioziteti nuk më la pa e vizituar....Kur ç'të shoh?
Një palë mollaqe të ngjitura në një derë dushi....dhe më poshtë vazhdonin të tjera foto tepër provokuese. Sigurisht që nuk kishte asnjë foto nëpër aktivitete apo duke kënduar kjo...d.m.th Kallashi...
Kishte dhoma të çrregullta, shumë cica të mëdha, buzë të fryra në formë puthjesh dhe sigurisht ekspozim të vazhdueshëm të vitheve. Me pak fjalë kjo na ishte Kallashi...