Rritja ekonomike e 9 muajve të “Rilindjes”, e zhveshur nga efekti i reshjeve

Postuar në 10 Tetor, 2014 10:41
Eduard Zaloshnja

Një nga komponentet e rritjes ekonomike në Shqipëri – ai i rritjes së prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike nga viti në vit – varet kryesisht nga Qielli. Në qoftë se Qielli dërgon më shumë rreshje në një vit, krahasuar me vitin e kaluar, kemi rritje të prodhimit të energjisë elektrike në vend (dhe anasjelltas). Kjo, sepse prodhimi i energjisë elektrike e ka burimin 100% nga hidrocentralet.

Në tremujorin e dytë të 2014-ës, krahasuar me një vit më parë, vlera e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike u ul plot 30% (nga 168 milionë dollarë në 118 milionë dollarë). Në qoftë se ky prodhim do të kishte ruajtur të njëjtin nivel (pra, në qoftë se prurjet mesatare në kaskadën e Drinit do të kishin qenë në nivelin 602 m2/sek të një viti më parë dhe jo 346 m/sek, sa ç’ishin këtë vit), nga një tkurrje ekonomike prej 0.61% në tremujorin e dytë të 2014-ës, do të kishim patur një rritje ekonomike prej 0.35% (krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë).

Në qoftë se e zhveshim në mënyrë të ngjashme efektin e energjisë elektrike në rritjen ekonomike të tremujorit të parë 2014, do të rezultonte një rritje 2.7%, e jo 1.65%, sa ç’rezultoi. Ndërsa në tremujorin e fundit të 2013-ës, do të rezultonte një rritje 1.4%, e jo 1.1%, sa ç’rezultoi. Për 9-mujorin e parë të qeverisë së “Rilindjes”, rritja ekonomike e zhveshur nga efekti i rreshjeve do të rezultonte 1.5%, e jo 0.7%, sa ç’rezultoi.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

po te kishte halla k..qe, mbase, por ja qe halla k..qe s'ka. Tani qe u gjet fajtori per krizen ekonomike(ky Perendi i pashpirt qe nuk lejon te bjere shi i begate kilovatesh mbi qeverine tone te paepur), tani po qe do te shkoj te fle i qete. Hihihi, vetem vone e kam kuptuar qe Zaloshnja ka nje sens mjaft te sofistikuar humori.

Submitted by Danoçi (not verified) on

... Dhe pas ketij artikulli mbi shiun ministri Damiano Gjike-Nuri do filloje arrestimet! I ka thene njeri ketij Gici krishtlindjesh qe nuk arreston dot njeri! A ka me vend per llafollogjine e shtetit te se drejtes???
Gjiknuri ben vetem denoncime e jo arrestime! Saimiri prish ndertime  e ketej rrumpallhone! Nje vit boll e keni me kto idiotizma

Submitted by Anonim (not verified) on

Hajde dalim ne rruge e kercejme si indianet e Amerikes qe te bjere sa me shume shi ne Shqiperi. Une per vete e kam vendosur kujt do t'ia jap voten ne zgjedhjet e tjera, Partise se Shiut.

Submitted by Anonim (not verified) on

Hahaha, c'me kujtove Ramiz Aline, qe andej nga fundi kur e pyesnin per deshtimet e njepasnjeshme ne ekonomi thoshte, po ja edhe shi nuk para ka rene kohet e fundit, se bujqesia eshte fabrike pa cati.

Submitted by a.b's (not verified) on

Nqs shifrat te cilat u referohet Zaloshnja, jane te besueshme, atehere nje analize e tille vlen, sidomos per vitin e pare te qeverisjes, madje edhe per te dytin. Tregon qe ekonomia ka tregues pozitiv gjate ketij viti, pa dashur ti futemi diskutimit nese eshte merite e rilindjes apo jo.

Ajo qe duhet te Z. Minister dhe per te cilen duhet te behet pergjegjes nese nuk ndodh (dhe te marre meritat nese ndodh) eshte qe te ndryshoje trendin e sigurimit te energjise nga burime Hidro, ne energji me burime te tjera, qymyr, hidrokarbure, e rinovueshme etj.. Sigurisht qe ky kalim nga Energjia e siguruar kryesisht nga burimet ujore ne burime te tjera nuk behet as me nje vit dhe as me dy vite. Merita e Ministrit Gjiknuri do jete sikur ne keto 4 vite te pakten te futet  ne rrugen e duhur drejt diversifikimit te burimeve energjitike.

Submitted by Rrushit Bilbil ... (not verified) on

Bard, Danoci, Anonim,

me keqardhje....aftesija juaj e kufizuar nuk kalon ate te nje tifozi sporti.

A e dini se c'fare kapaciteti prodhimi ka shteti Shqipetar? A e dini se c'eshte industria e hidroenergjitikes dhe sa e lidhur eshte ajo me rreshjet vjetore ne stinet perkatese? C'fare te ardhurash sjell per Shqiperine kjo industri kur funksionon  mire dhe c'fare demesh kur shkon per keq?

Kam pershtypjen se po te kuptonit keto fenomene te thjeshta do te dinit se c'far ka halla ne mes te shaleve, c'eshte idiotizmi dhe c'ndryshim keni ju nga indianet e Amerikes.

Submitted by Anonim (not verified) on

Or Rrush - Shit, po ku je mer ti prej Gramshi qi kujton se kendon si bilbil dhe prape se prape ngelesh Anonim. Duket qe ia ke marre doren mire kompjuterit. Kot po te pyes, mos ke qene gje mesues gjeografie ne kohen e Dulles?

Submitted by Rrushit Bilbil ... (not verified) on

Anonim,

po te pergjigjem per heren e fundit por me gjuhen tende.

Nga tre te permendurit ne komentin e meparshem ti je me trapi, po te mbeshtetesh ne menyren se si gjykon dhe ne gabimet ortografike.

Kjo deficence perforcohet edhe me shume kur ne mungese te argumentit zgjedh deformimet e fjaleve, ne aludime prej alabaku, dhe sic e pranon edhe vehte ben pyetje te kota. Po t'i shtojme edhe sforcimin qe ben per te shkruajtur me dialekt  "tirons" perfundon qesharak.

Submitted by Anonim (not verified) on

Epo mire mer Rrush-Shit, ti i veke vulen kush osht mo trap e kush nuk osht. Kot po t'pys a e ke pyt noihere veten tate se deri ku shko traplliku tat? Jo per gjo, po meqi merke vesh ene ka dialektet. Shyqyr ksaj rradhe nuk paske njel Anonim si heren e par, paske pas mo kujdes, ne paske dal tamon bërbyl prej Gromshi. Ene un, po nuk u pergjigje mo, ket e kom per her t'funit me ty mer trap.

Submitted by realisti (not verified) on

Zaloshnja ketu ka analizuar efektin sezonal te rreshjeve vetem ne hidroenergjitike, por ato ndikojne jo pak edhe ne bujqesi. Ne boten demokratike nuk behet ndonje zhurme e madhe kur ka luhatje te rritjes ekonomike nga faktoret sezonale te motit. P.sh ne SHBA ekonomia pati nje tkurrje prej 1% ne tremujorin e pare, krahasuar me vitin e meparshem. Por ekonomistet e shpieguan me te ftohtin dhe deborat e medha, te cilat ndikuan ne ngadalesimin e aktivitetit ekonomik ne shumicen e territorit te vendit, dhe opozita atje nuk beri ndonje zhurme. Kurse opozita jone beri qametin pse nje tremujor doli me -0.61% rritje ekonomike.

Submitted by Albi (not verified) on

O Zaloshnja, ku e ke mesu kete matematike ti or daj?

Po ik o burre meru me anketimet mikro, se nuk ja ke haberin makroekonomise. Te gjithe leading indicators te ekonomise shqiptare si inflacioni dhe kredidhenia jane po aq keq sac kane qene, ti e paske gjet fajin te shiu. Edhe kur pale, ne nje vit qe ka pas nje nga verat me te lageshta ne histori.

Mos u beni me debila se ai qe hoqem me 23 qershor.

Submitted by respublica (not verified) on

tremujori I dyte eshte pranvere, jo vere...

Submitted by Anonim (not verified) on

Per shkak te shiut ky diskutim u shnderrua ne "E lagu, s'e lagu". Mjaft me prralla!

Submitted by Bard (not verified) on

"Mos u shqetesoni, renia ekonomike ne fakt eshte rritje, po te kishte rene shi, dhe shi do te bjere se shpejti"-optimizem qeveritar ne prag te boomit ekonomik si pasoje e rritjes se vendeve te punes(?!), uljes se cmimeve(?!) dhe investimeve te huaja ne rritje si pasoje e uljes se barres fiskale(!!). Keto ua kemi premtuar shqiptareve dhe ne do i realizojme. Ushqehuni nashti me perralla e fliqni te qete se perrallat jane ushqim i lehte per tretjen.

Submitted by realisti (not verified) on

Bard, meqe s'u beson perrallave me shi te qeverise apo te Zaloshnjes, besoju perrallave me optimizem te Standard & Poor's, e cila e ngriti parashikimin (outlook) per ekonomine shqiptare nga stabel ne pozitiv. Ti Bard duket se ke prirje per poezi (popullore), por jo per ekonomi. Leri te merren me ekonomine njerez qe e njohin me mire...

Submitted by Albi (not verified) on

Cfare di ti zoteri per parashimet e S&P apo Moodys? Di ti psh qe ata i vune nje note ne ulje qeverise amerikane nderkohe qe normat e interesit per borxhin u ulen? Di ti qe ata i vune nje note ne rritje Greqise teksa bere shkurtimet e para ne buxhet, vetem per te pare qe deficiti u perkeqesuan? E di ti qe te gjitha keto detyryan ekonomistat nobelist te talleshin me kompanite ne fjale duke u thene se nuk do ishin ne gjendje as te kalonin provimet ne hyrje ne makroekonomi?

Jeni bere me keq se Saliu qe rendte ne tere Europen e perfundoj deri te Forbesi i shkrete per te marre ca raporte pozitive per ekonomine e tij.

Submitted by realisti (not verified) on

Ja pra na doli nje Albi Macroeconomics & Poor's, me i besueshem se S&P dhe Moody's! Sot e tutje, e gjithe bota duhet t'i besoje vetem Albi Macroeconomis &Poor's...

Submitted by Bard (not verified) on

Shoku Realist, Standarti dhe te varfrit, nuk i ka zyrat qendrore ne Shqiperi me sa di une. Ne qe jetojme ketejpari flasim me te dhena konkrete: Eshte rritur apo eshte ulur borxhi publik? Eshte rritur apo eshte ulur fatura e energjise? Eshte ulur papunesia apo eshte rritur? Karburantet? Korrupsioni? Vrasjet? Arsimi? Investimet publike? Barra fiskale? Po shi ka rene(pyetja qe ka lene Zaloshnjen pa gjume)?

Submitted by realisti (not verified) on

O rapsodi Bard, keto qe ke shkruajtur mund t'i kishe kenduar me çifteli ne malsite e Lezhes dhe do t'i kishin vleresuar. Qe t'i kunderpergjigjem njepernje tezave te tua, do te me duhet te behem edhe une rapsod me cifteli, por une s'di t'i kendoj me cifteli nje here sales e nje here rames. N.q.s don te shkeputesh per nje cast nga ciftelia, o rapsodi Bard, kuptoje qe dobesia me e madhe makroekonomike e qeverise rama eshte mosrealizimi i investimeve publike, dhe jo ato folkrorizmat qe permend ti...

Submitted by Anonim (not verified) on

Ua thashe nje here keto jane e lagu s'e lagu. Edvin ku i ke 300,000 vendet e punes, ku e ke shendetsine falas, ku i ke uljet e cmimeve, pse rritet barra fiskale ne familjet me te varfera? Edvin + Sali + Fatos + Ilir + Pandeli + Aleksander = RAMIZ. I mjeri popull shqiptar, ka nje aftesi te cuditshem per te vene ne krye te vendit rob koti dhe pak si hajdute qe dine vetem te shesin PORDHE.

Submitted by Albi (not verified) on

Eh mer Zaloshnja, ca tu desh kot, shkon e shpik burri i botes argumente per te nxjerre km nga balta.

Po lere o burre se eshte mjeshter vete ai, i fut te shame Fadil Nasufit dhe ja ku u zgjidh gjithcka.

Submitted by Anonim tjeter (not verified) on

Me kenaq ky Realisti me keto argumentat per ngritje pikesh a vleresimi si i quan ai. Nuk e njoh ,por mendoj se eshte moshe e re dhe  nuk e ka  perjetuar ate kohe kur ne morem nje cmim te pare ne bote per sigurimin e ushqimit per popullin, nderkohe ishim me tollona.

Vlersimet ata le ti bejne si te duan, ne fund te fundit keto kompani nuk qene ne gjendje ta vleresonin drejt e ta parashikonin krizen e stermadhe qe plakosi mbi USA e Europe. Nuk me duhen fare vleresimet e tyre perballe fakteve qe i shohim e i jetojme cdo dite, Cmimet rriten, taksat rriten, papunesia rritet, shendetesia eshte akoma pertoke etj. Ka ndonjeri ndonje vleresim e statistike qe ti hedhe poshte keto konstatime te miat ? Une ndjej perkeqesimin e situates ne portofolin tim kur per te mbajtur nje makine modeste me duhet te paguaj me shume, kur per perdorur energjine elektrike duhet te paguaj me shume, kur per te ardhurat ngaqeraja e intersat e bakes duhet te paguaj me shumee bile edhe per te pire duhan, qe te heq merzitjen duhet te paguaj me shume.

Per sa i perket reshjeve dhe varesise se ekonomise sona nga to, i takon ministrit perkates te na thote se si c'fare ka vendosur te beje per ti dhene zgjidhje. Per kete e paguajme. Nje vit e ca iku, gjithsej 4 kane ne dispozicion. mbase nuk mund te regullojne gjithcka, por ama per ta filluar duhet ta kishin filluar. Nuk mund te rime me syte nga qielli.

P.S. Po Papa c'fare u tha kur bekoi Zahon, do te beje ndonje lutje qe te bjere shi ne malet tona ? Vetem atje se ne bregdet na duhet kohe e thate per turizmin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.