Kallashi dhe Koburja

Duke u hallakatur në news feed, më zuri syri një faqe zyrtare të një "këngëtareje" që quhej "Kallashi". Kurioziteti nuk më la pa e vizituar....Kur ç'të shoh?
Një palë mollaqe të ngjitura në një derë dushi....dhe më poshtë vazhdonin të tjera foto tepër provokuese. Sigurisht që nuk kishte asnjë foto nëpër aktivitete apo duke kënduar kjo...d.m.th Kallashi...
Kishte dhoma të çrregullta, shumë cica të mëdha, buzë të fryra në formë puthjesh dhe sigurisht ekspozim të vazhdueshëm të vitheve. Me pak fjalë kjo na ishte Kallashi...
Gjithsesi, nuk më krijoi asnjë efekt të tmerrshëm, pasi këto gjëra i shohim përnatë nëpër klubet tona. Ajo që më bëri përshtypje ishin komentet, lajksat dhe sidomos gjuha e përdorur aty. Kishte urrejtje, porn, perversitet dhe mbi të gjitha shfrim të shfrenuar pasionesh të djegura. Normal që 99% ishin meshkuj që shpreheshin pa droje se çdo t’i benin Kallashit sikur ta kishin. Sinonimet për penisin ishin aq të shumta saqë nuk i mbaj mend të gjitha, por ato më aristokratiket ishin "kundërtank", "Mitroloz" etj., etj.
Ajo që më bëri përshtypje, ishte një lloj pafuqishmërie e këtyre djemve virilë dhe të pajisur me mitroloza të kalibrit të rëndë, për t’i bërë ballë, provokimit të qoftë edhe një femre virtuale e cila po ekspozonte trupin e saj. Një lloj mllefi që nuk e kishin dot dhe nuk ja shpartallonin dot tunelin me C4-n e tyre.
Aty pashë lloj-lloj kingash të cilët betoheshin që edhe Jenna Jameson do lutej në gjunjë për t’u bërë nga këta. Pashë djem që linin numra telefonash, mbasi kishin sqaruar që Kallashit do t’i dridheshin këmbët sapo kundërtanku të hynte në veprim.
Pornografinë nuk e quaj aspak të dëmshme, përkundrazi, nuk besoj se është ndonjëri prej nesh që të mohojë që të pakten më shumë se njëherë në jetën e vet, s’ka parë filma apo sekuenca pornografike. Por Kallashi as që donte t’ia dinte për porn, pasi në shumicën e fotove ishte e mbuluar dhe vetëm gjoksin ekspozonte. Dhe aq mjaftonte që e gjithë artileria e rëndë, të merrte përsipër sulme të vazhdueshme drejt këmbësorisë. Kjo më vërtetoi edhe njëherë, urinë seksuale që ka shoqëria jonë dhe që në shumicën e rasteve, e pafuqishme për të kundëvepruar me fisnikëri, derdhet me helm dhe perversitet nëpër faqet e rrjeteve sociale. Zoti e bekoftë FCB-n! Një shoqëri e cila vlerat e vërteta i sheh me përçmim dhe ndjek si e çmendur fantazitë për dikë që se kanë parë asnjëherë në jetë.
Në fund, sigurisht që enigma nuk mu zgjidh dot. Përse në këto kohë, kur seksi mund të jetë lirshëm dhe deri të blihet edhe me lekë, të jetë ky lloj agresiviteti dhe urie, për dikë që ekspozon pjesë të trupit hapur? Femra nuk është më një objekt kulti që mezi arrihet, pasi jemi dëshmitarë të lirisë së saj dhe përmbysjes së komplekseve. Përse kjo impotencë mendore mashkullore dhe depersonalizim i tillë deri në shëmti..?
Një gjë është e sigurt: emancipimi i një mashkulli fillon nga femra. Ajo, me instiktet edukative natyrale të mëmës, mund të kontribuojë shumë më fort për ndreqjen e situatave publike dhe për rrjedhojë edhe të sjelljes së meshkujve në shoqëri. Kjo nuk do të thotë që unë bëj fajtor seksin tjetër për nxitje dhe mitmarrje trush mashkullorë. Jo aspak. Por sikur intimacia të mbetej vetëm privatisht dhe fisnikëria (aq sa ka mbetur) të dominonte, do kishim shumë pak Kallashë që i bëjnë të duken "mitrolozët" dhe "kundertankët" si....."Kobure"!
http://www.balkanweb.com/kulturë/2691/elton-deda-kengetarja-kallashi--shoqeria-po-percmon-vlerat-e-verteta-214818.html
Comments
Rrodhi edhe ky, shko or Elton

Rrodhi edhe ky, shko or Elton kendo ndonje kenge se ate pune ta kane mesuar qe i vogel. Me keto te tjerat me mire mos u merr, sport i rende per ty. Vetem nje keshille miqsore, pa ti je i lire te te besh c'te duash, kjo eshte afermendsh.

I lumtë autorit që ka ngritur

I lumtë autorit që ka ngritur këtë cështje që shumë të tjerë do ta quanin "të padenjë" ose "private". Në fakt, edhe unë si femër e ngre këtë shqetësim me shoqërinë time shumë shpesh. Jo për gjë, por sapo mundohem ta harroj, ma kujtojnë rrugës djemtë që ia ngulin sytë "si të babëzitur" cdo vajze që kalon e veshur me minifund apo dekolte, a thua se nuk kanë parë ndonjëherë ndonjë femër. Dhe pyetja që lind vetvetiu është "si ka mundësi që në shekullin e XXI meshkujt ende vazhdojnë të shohin “të etur” hiret e një femre? Cfarë ka që nuk shkon tek meshkujt tanë?" Si femër mendoj se kjo cështje meriton vemendje të vecantë, sidomos në vendin tonë.

Në teori, nuk pajtohem me idenë se femrës i takon të merret me emancipimin e meshkujve. Mgjt., në praktikë, mendoj se neve na takon të fillojmë revolucionin e emancipimit mashkullor sepse nuk po shoh ndonje lëvizje mashkullore që të bëjë të mundur një gjë të tillë. Kjo jo vetëm në vendin tonë por edhe në vendet më të zhvilluara. Mbase për faktin se meshkujt gëzojnë shumë më të drejta se ne femrat (po flas në përgjithësi) dhe si rrjedhojë ato nuk po shohin ndonjë nevoje për ndryshim. Mbase dhe për faktin se fitimin e të drejtave dhe lirive nga femrat meshkujt mund ta shohin si humbje të lirive të tyre. Mgjt. them se ne femrat duhet ta kuptojme se nqs. vendosim të merremi vetëm me emancipimin tone, pa perfshirë mashkullin, nuk do ta kemi prapë të lehtë. Jo për gjë, por bota mashkullore është pjesë e botës sonë, dhe në fund të fundit, me një botë mashkullore "të paemancipuar", me kë do të martohemi?!

Duke u kthyer edhe nje here tek meshkujt në vendin tonë, unë kam mendimin se jo vetëm meshkujt, por te gjithë ne si popull kemi nevojë për terapi kolektive që të na shpjegojë abc-n e seksit, pornos, dashurisë, martesës, marrëdhënieve me njëri tjetrin, e kështu me rradhë. Se në fund të fundit, le të jemi të sinqertë, historikisht, asnjëri nuk I ka shpjeguar. Shkolla jo se të jep vetëm njohuri profesionale dhe shumë pak njohuri për jetën, familja përqëndrohet me shumë tek gjendja financiare/material (të të martojë me ndonjërin që të garanton një jetë të mirë material dhe besoj se kjo vlen për të dyja gjinit), shto dhe faktin që ne si shoqeri nuk dimë t'i shtjellojmë gjëra të tilla delikate në mënyrë delikate, dhe përfundimi është se ne nuk e kemi fare haberin se si të ndërtojmë jetën shpirtërisht e seksualisht. Nuk dimë, nuk kuptojmë (por veprojme), ndaj dhe besoj jemi "te etur”. Ndyshe, si do te shpjegohej e gjithe kjo "babezi"?

Duket qe Anonimi eshte nje
Duket qe Anonimi eshte nje nga koburet e Facebook-ut!
Kaso Trimi, e para nuk jam ne

Kaso Trimi, e para nuk jam ne Facebook, ate ia kam lene Edvinit dhe Saliut, e dyta jam burre shume i vjeter dhe nuk kam me fisheke ne kobure, keshtuqe me vjen keq te ta them po ia ke fut pak kot, je shume larg realitetit.

Kur me punonte koburja mua, nuk kishte nga keto lehtesirat qe keni ju sot mor Kaso Djali keshtu qe ne cliroheshim vetem duke perdorur imagjinaten dhe nuk na duhej te pastronim ekranet e kompjuterit nga muhalebia.

Ne nje vend qe ka uri

Ne nje vend qe ka uri seksuale,nuk ka zhvillim!

Bukur, kendveshtrim objektiv

Bukur, kendveshtrim objektiv , shprehur me nje stil , qe mua me shijoi shume !Nga ana tjeter , per dike qe thote - bej ate qe te kane mesuar qe i vogel - kush di te kendoj , di edhe te mendoj, te aresyetoj e te percjell mesazhe ...

Add new comment