Arkiv-Lajme
Andrea Stefani del me librin Komploti Kundër Lirisë
Përse edhe pas më shumë se 20 vjet tranzicion “drejt Europës” liria nuk hodhi dot rrënjë në Shqipëri, përse vazhdon të jetë vetëm një farë por jo një bimë, një shans por jo një sistem, një shpresë por jo një realizim? Kjo është çështja që, Andrea Stefani, shtron në librin e tij “Komploti Kundër Lirisë” që shtëpia botuese “Onufri” do publikojë këto ditë. Dhe përgjigjet: “Sepse të gjithë kanë komplotuar e po komplotojnë kundër lirisë. Vetë shqiptarët me pasivitetin, përgjumjen dhe paditurinë. Qeveritë, me politikat e shterpëzuara nga korrupsioni dhe papërgjegjshmëria.
Vetvendosja, parodi dhe hudhra kundër marrjes mësysh në oborrin e qeverisë së Kosovës
Vetvendosja i ka gjetur një kënd tjetër formës së protestave të saj kundër qeverisë së Kosovës. E fundit, e organizuar të shtunën, është mbështetur te ironia e hapur. Motoja e protestës ishte: “Nuk ka nevojë për protesta” dhe dhjetëra pjesëmarrës mbanin në kokë maska letre, kurse në duar parulla ku shkruhej: “Hashim Thaçi, kryeministri më i pakorruptuar në Europë” apo “Buxheti i Kosovës 10 miliardë euro”.
Që programi i PS-së të fillojë të realizohet në 2013-ën
Debatet rreth programit të PS-së, i cili u prezantua zyrtarisht në kongresin e saj, kanë arritur maksimumin e intensitetit në mediat shqiptare. Ndoshta është një intensitet i ngjashëm me atë të debateve rreth programit të KOP-it të PD-së, para se ajo të rivinte në pushtet në 2005-ën. Debatet rreth programit të PS-së janë përqendruar kryesisht rreth pyetjes nëse propozimet e PS-së janë të realizueshme. Por ndoshta një pyetje më e rëndësishme është nëse do të fillojnë të realizohen në 2013-ën.
Deklarata e PD-së për Kongresin e PS-së; gjuha shkon ku dhemb dhëmbi
Gerti Bogdani i PD-së lexoi sot para mediave një deklartë kundër kongresit të PS-së, e cila, me shumë gjasa, ishte shkruar nga Berisha, dora vetë. Në një pjesë të asaj deklarate thuhej: “Sot Edi Rama krijoi ndasi mes shqiptarëve, duke vendosur një pjesë kundër pjesës tjetër”. Dhe me këtë, është aluduar për ndarjen mes 95 përqind të shqiptarëve që, sipas PS-së, do të përfitojnë nga taksat më të ulta dhe 5 përqindëshit tjetër, që do të paguajë taksa më të larta.
Stambolli digjet, udhëheqësit …. llastohen
Ka një non-sense që, në kohë krize (teksa s’e kanë për gjë t’u kërkojnë të gjithëve të shtrëngojnë rripin), politikanët vijojnë të jenë shkapërdarë. Po japim menjëherë një ilustrim skandaloz. Çmimi mesatar i dhomave të hotelit, ku kanë fjetur leader-ët e vendeve të G-20-s vërtitet rreth 23 mijë euro. Për gjithë kohën e qëndrimit? Jo, ç’është ajo fjalë. Janë 23 mijë euro për një natë.
Në Kongresin e PS-së shmangen tensionet; dhe thirren të ikurit
Nga studioja e improvizuar e Top-channel-it në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku po mbahej Kongresi i PS-së, folën dhe Arben e Malaj e Katsriot Islami, por këtë herë tonet i kishin më të kujdesshme dhe opinionet e shprehura kishin një frymë pajtuese me frymën zyrtare në këtë forum. Sigurisht, ata vijonin të kishin kritikat e tyre, por këtë herë nga pozitat e njerëzve që janë pjesë integrale e PS-së.
Edi Rama ka nxënë në lëmë të ekonomisë e të financave
Në fjalën që mbajti në kongres, por edhe në këto ditë e javë që kanë paraprirë kongresin, kemi parë Edi Ramën të flasë për ekonominë e për financat, e të dëshmojë kështu se ka filluar “t’i zotërojë minimalisht këto lëndë”.
Papandreu fitoi votëbesimin; dhe po bën gati valixhet
Pak pas mesnate, në orën 12.45, Papandreu fitoi votëbesimin me 153 vota në një seancë parlamentare me 298 deputetë të pranishëm. E për çfarë do t’i vlejë kjo maxhorancë? Praktikisht për asgjë. Dhe ai e di këtë gjë. E kërkoi fitoren në këtë votëbesim si një mënyrë për “të ikur me nder”, dmth jo si i mundur. Sepse është pikërisht ky lajmi që paradoksalisht del prej këtij votëbesimi: “Papandreu fiton; Papandreu ikën”.
Kalaja e Elbasanit mbulohet me një flamur gjigand kuqezi - Në 26 dhe 28 nëntor, flamuri në Vlorë dhe Prishtinë
Qindra elbasanas iu bashkuan sot Maratonës Kuqezi, të organizuar nga Aleanca KuqeZi. Duke folur për marrveshjen e heqjes së vizave me Sërbinë, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi tha se PD-ja dhe PS-ja e braktisën Kosovën. Mitrovica, tha ai, është zemra e pasurisë kombëtare, për të cilën politikanët e Shqipërisë nuk pipëtijnë; përkundrazi, ata hapin kufijtë pa kushte për Sërbinë, e cila është barrikada e shqiptarëve të Kosovës.
Tani po bëhen të gjallë për Erzenin; por jo qeveria
Ka disa vjet që denoncohet nga shtypi ajo që ndodh në lumin Erzen, ku çdo ditë ka pasur eskavatorë e ruspa të kompanive private që punojnë e nxjerrin zhavor pa pasur leje të shfrytëzimit të lumit. U tha para disa ditësh nga Top-channel-i, se ka një ndërprerje të kësaj masakre, dhe me sa duket dikush ka dhënë një urdhër. Kaq është dashur. Një urdhër. Nuk u mor vesh se nga erdhi e pse vonoi kaq shumë ky urdhër që, sipas dyshimeve të Top-channel-it, mund të jetë, prapëseprapë, me efekt të përkohshëm. Ashtu si nuk është marrë vesh pse askush nuk i ka dhënë përgjigje këtij shqetësimi publik.
