Arkiv-Lajme
Shifrat flasin qartë, por Kryeministri vijon në të vetën
Dje, në Këshillin e Ministrave, u miratua projekt-buxheti për vitin e ardhshëm, dhe kryeministri, që është dhe ministër de facto i financave, vijoi të thotë midis të tjerash, se “ky është buxheti më i madh në historinë e vendit [e tha pa shumë entusiazëm këtë gjë. Red.], dhe siç jemi zotuar, në vitin e ardhshëm do të jemi një nga vendet e pakta që do të rrisim rrogat, pagat e ndihmën ekonomike”. Mirëpo, nga leximi i projekt-buxhetit rezulton se shifra e të ardhurave buxhetore është 2% më e ulët se sa në vitin 2011. Kjo shifër zbret nga 362 miliardë lekë në 353,8 miliardë lekë.
Portokallia faktorizon Aleancën Kuqezi
Një skeç i Portokallisë së mbrëmshme në Top Channel parodizonte një konferencë shtypi imagjinare, ku flisnin një përfaqësues i PD-së, një i PS-së dhe një përfaqësues i Aleancës Kuqezi (AK). Po t’i përmbahej skenës aktuale politike, skeçi duhej të kishte një përfaqësues ë LSI-së përkrah atyre të PD-së dhe PS-së. Sepse ajo është, në fakt, partia e tretë në vend.
Vlorë: ‘Far West’ duke luajtur domino
“Ata të katër po luanin domino. Ishin rreth 25 vjeç. Dy syresh ishin vëllezër. Ishin ulur në hyrjen e një pallati, dhe të rrëmbyer nga emocionet e dominosë (sikur dikush ta bënte libër a film këtë ngjarje, s’do ish keq të zgjidhte për titull “Viktima të pasionit të egër për Dominotë”) kanë zënë të bëjnë zhurmë. Një banor, rreth të 25-tave dhe ai, zbret tok me vëllain, dhe u thonë që ta ulin zërin, pasi po shqetësojnë të tjerët, që duan të pushojnë.
Greqi: Pritet nga ora në orë krijimi i një qeverie pa Papandreun
Dje, gazeta greke Kathimerini bënte apel për një qeveri të unitetit kombëtar, e cila do duhej të formohej qysh të hënën (sot) dhe të merrte përsipër kapërcimin e këtij momenti, dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në harkun e disa muajve (ndoshta në shkurt të vitit që vjen); ndryshe, duhet të bëhemi gati t’i kthehemi dhramisë, thosh Kathimerini.
Propozimi për taksën e sheshtë 9-9-9 po dështon
Në qendër të fushatës për kandidaturën presidenciale në Partinë Republikane të SHBA-së, Herman Cain-i ka vënë propozimin e tij për një taksë të sheshtë, që e ka quajtur “Taksa federale 9-9-9”. Ky ish-biznesmen zezak, pati një rritje meteorike në sondazhe pasi bëri propozimin e tij, por hasi në zjarrin e kundërshtarëve republikanë në 18 tetor, kur Qendra për Politikat Tatimore publikoi një studim që demonstronte se 84% të amerikanëve do t’u merreshin më shumë para nga qeveria federale me taksën 9-9-9.
Të rinjtë në Europë po bëhen islamofobë
Një thinktank britanik me emrin Demos ka bërë një studim, nga i cili dalin të dhëna shqetësuese. Studimi është bërë online, dmth janë zgjedhur internautë nga 11 vende të kontinentit të vjetër, secilit i është dhënë një pyetësor, dhe përgjigjet janë kërkuar e dhënë po online. Përfundimi që ka befasuar autorët e këtij studimi, por dhe të tjerë që janë njohur me të, ka të bëjë me rritjen e një vale të ekstremit të djathtë mes të rinjve, kryesisht mes meshkujve.
Qokat e politikanëve nuk janë domosdoshmërisht lajme
Media e Tiranës e ka zakon qysh nga kohët e Hoxhës, që të trajtojë si lajm çdo qokë të natyrës politike. Ja sot, në ditën e Kurban Bajramit, mediat na bombarduan me informacion të llojit “Topi uroi besimtarët, “Berisha tha …”, “Topalli bëri një vizitë ….”, etj. Mund të shihej si ditë shumë e përshtatshme për t’i shpërfillur politikanët, por jo, ata dalin sërish në plan të parë.
Paranteza anti-Meidani ishte e tepërt në Kongresin e socialistëve
Pritej një debat në Kongres mes grupit të akronimizuar LMN dhe udhëheqjes së PS-së, e për rrjedhojë ndonjë “ndëshkim publik” për maverick-ët, por asgjë e tillë nuk ndodhi; përkundrazi, u vu re një afrim qëndrimesh e pozicionesh. Por në Kongres u kritikua dikush tjetër. Është fjala për Rexhep Meidanin, i cili një a dy ditë përpara se të mblidhej ky forum u shpreh në faqet e Panoramës, se “premtimi për të hapur 300 mijë vende të reja punë është një mashtrim”.
Kuvendi e Presidenti vënë gjilpërat majë për majë
Pasi rrëzoi dekretin presidencial të emërimit të Sali Shehut në krye KLSH-së, maxhoranca i kërkoi dje Topit të konsultohet përpara se të dërgojë emrat e tjerë në Kuvend. Ku e mbështesin këtë kërkesë? Deputetët demokratë kanë bërë një deklaratë, ku “i kërkojnë Presidentit të Republikës që çdo propozim që kërkon miratimin e Kuvendit, duhet ta bëjë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të respektohet funksionimi i institucioneve kushtetuese të vendit”.
Shuhen qarjet e fisme të Andy Rooneyt
Në ShBA vdiq 92 vjeçar komentatori Andy Rooney, një tip gazetari (sido që ai pranonte si profesion vetëm atë të shkrimtarit) që ende i mungon Shqipërisë, që i tha goja çfarë i pa syri e i mori mendja, që s’ia shiti penën kujt, dhe që për 70 vjet rresht u dhuroi amerikanëve , me humor të thatë e ironi të bukur, komentin e tij final e aq të pritur në emisionin amerikan më të thelluar e të vërtetë të lajmeve televizive - “60 minuta” të networkit CBS. Komentin e vet shpues e origjinal në formë eseje të shkurtër, Rooney e ndërtonte gjithnjë me qendër absurdin, por kishte atë lloj vështrimi hol
