Në Kongresin e PS-së shmangen tensionet; dhe thirren të ikurit

Postuar në 05 Nëntor, 2011 12:06

Nga studioja e improvizuar e Top-channel-it në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku po mbahej Kongresi i PS-së, folën dhe Arben e Malaj e Katsriot Islami, por këtë herë tonet i kishin më të kujdesshme dhe opinionet e shprehura kishin një frymë pajtuese me frymën zyrtare në këtë forum. Sigurisht, ata vijonin të kishin kritikat e tyre, por këtë herë nga pozitat e njerëzve që janë pjesë integrale e PS-së. Kastriot Islami përdori pa të keq në një moment përemrin vetor “ne”, dhe me “ne” pati parasysh veten si pjesë e të tërës, ndërsa Malaj tha se ish pjesë e skuadrës që kish hartuar programin. Nga ana tjetër në Kongres janë parë disa personazhe disi të harruar, si Anastas Angjeli, Viktor Doda, Musa Ulqini, Ndre Legisi, Bashkim Zeneli, Natasha Paço, Mezan Malaj, Luan Hajdaraga, Ilir Zela, Agron Dibra, të cilët kanë qenë larguar nga PS-ja, apo ftohur me këtë të fundit, në shenjë pakënaqësie ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë. Këta janë në listën e kandidatëve për në Asamblenë e partisë që do të zgjidhet sonte deri në orët e vona të natës. Një emër surprizë në këtë listë është dhe Theodhori Sollaku, ish-prokurori i përgjithshëm.

Duket sikur ka pasur një frymë bashkuese e integruese në PS para e gjatë Kongresit. I vetmi moment që e komprometon këtë klimë është një pickim që iu dha Rexhep Meidanit në fjalën e Ramës. Nuk dihen arsye të tjera të këtij animoziteti, përveç një shkrimi kritik të ish-Presidentit ndaj programit të sapopublikuar të PS-së.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.