Arkiv-Lajme të përditësuara

Balla: Fëmijët e kryeministrit kanë të ardhura 1, 34 mld lekë, shqiptarët varfërohen

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 03:20

Deputeti i PS, Taulant Balla, ka vijuar edhe sot denoncimet në lidhje me pasurinë e familjes së kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një konference për shtyp, deputeti i PS bëri me dije se fëmijët e kryeministrit janë pasuruar në mënyrë marramendëse, duke e shtuar pasurinë me 1.34 miliardë lekë. Më tej ai i bëri thirrje kryeministrit që të heqë dorë nga kërcënimi që po i bën familjes së tij.

I refuzohet azili, familja Mujaj lajm kryesor në Austri

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 03:17

Familja Mujaj nga Kosova, vazhdon të jetë lajmi kryesor në mediat austriake, pasi mijëra austriake nuk po lejojnë deportimin e saj nga Austria për në Kosovë.

Enti i Emigracionit dhe Ministria e Brendshme i kane refuzuar vazhdimin e statusit të azilit dhe vendqëndrimit.

Rama: Të përmbysim botën e vjetër

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 03:15

Sekretariati i Rinise në Partinë Socialiste përmbyll turin e ManiFEST për 2012 në qarkun Vlorë me pjesëmarrjen e mijëra të rinjve socialistë.

Kjo levizje nisi ne Janar te ketij viti me fushaten e anëtaresimeve RE FRESSH, garën më primare për drejtuesit e rinj, dhe se fundi ManiFEST për mobilizimin e te rinjve në zgjedhjet e ardhshme. Kreu PS-së Edi Rama është shprehur nga Vlora se  2013-ta është viti i ndryshimit.

FRD, miting në Tiranë

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 03:12

Fryma e Re Demokratike ka mbajtur pasditen e së premtes një aktivitet në Tiranë, pas ngritjes së degëve të saja në rrethet e vendit.

Kryetari i këtij grupimi politik, Bamir Topi, në fjalën e tij ka ftuar qytetarët që të bashkohen për një politikë të re, që të shkëpusë vendin nga tranzicioni dhe ta bashkojë me BE-në.

“Sot është një ditë e veçantë dhe historike për Tiranën dhe më gjerë. Sot jemi bashkë për një politikë të re që na ndan nga tranzicioni 22-vjecar dhe na bashkon me atë që na e ka dhënë Zoti por na e ka mohuar

 

Bllokohet KQZ, kaos me ZAZ-të

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 03:10

Bllokohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve akti i dytë i rëndësishëm që lidhet me zgjedhjet e ardhshme, ai i ndarjes së vendit në Zona të Administrimit të Zgjedhjeve dhe që kërkon shumicë të cilësuar të votave.

Pas atij për shpërndarjen e mandateve të deputetëve, qe ka shkuar për zgjidhje në Kolegjin Zgjedhor, edhe ky akt pritet të ketë të njëjtin fat, ankimim në Kolegjin Zgjedhor në kushtet e mungesës së konsensusit në KQZ.

Mbi 100 milionë euro për 4 HEC-e

Postuar në 21 Dhjetor, 2012 12:28

Ministria e Ekonomisë hapi zyrtarisht ofertat për shitjen e 4 hidrocentraleve të vogla, dy Bistricat dhe Ulëz Shkopetin.

Në tenderin e parë që përfshinte shitjen e dy hidrocentraleve të Bistricës, u paraqitën shtatë oferta, por çmimin më të lartë e ofroi kompania 'Kurum'.

"Oferta financiare e 'Kurum' eshte 52 milione euro", tha zevendesministri i Ekonomise Sokol Dervishaj.

Edhe në tenderin e dytë, atë për shitjen dy hidrocentraleve të tjerë, Ulzës dhe Shkopetit, çmimi më i lartë ndër 4 ofertat e paraqitura u ofrua sërish nga kompania 'Kurum'.

Arrihet marrëveshja, Haradinaj: Në janar, unë kryeministër

Postuar në 21 Dhjetor, 2012 12:25

Fillimi i vitit 2013 do ta gjejë kreun e AAK-së Ramush Haradinaj kryeministër të Kosovës.

Vetë Haradinaj në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve Anadollya ka thënë se me PDK-në tashmë ka arritur marrëveshjen që në fillim të vitit 2013 të fillojë të kryejë funksionin e kryeministrit të vendit.

FRD në Tiranë, Topi: Duhet një rilindje qytetare

Postuar në 21 Dhjetor, 2012 12:23

Fryma e Re Demokratike ka finalizuar shpërndarjen e saj në rrethe me zyrtarizimin e degës së Tiranës.

Kreu i FRD-së, ish presidenti Bamir Topi tha se sot fillon një cikël i ri për një rilindje të vërtetë qytetare, një mision që sipas tij, do të bashkojë të gjithë shqiptarët.

Topi tha se sot Shqipëria gjendet përballe sfidave të mëdha, dhe se FRD-ja është për tu përballur me zgjidhjen e tyre, dhe jo për të gjetur alibi të dështimit tek kundërshtarët.

Visar Zhiti mer çmimin e madh : Shpërblimin ma dha Shqipëria tjetër

Postuar në 21 Dhjetor, 2012 12:22

Ministria e Kulturës pas një periudhe të gjatë heshtjeje ka dhënë verdiktin e saj për letërsinë më të mirë të vitit. Juria e përbërë nga Amik Kasoruho (kryetar) dhe anëtarë: Sali Bashota, Eqerem Basha, Ali Aliu, Arjan Leka, Mimoza Hysa dhe Gentian Çoçoli kanë përzgjedhur si fituesin e Çmimit të Madh shkrimtarin Visar Zhiti me motivacionin “Për prurjet në nivel të lartë artistik e estetik që ka përcjellë në Letërsinë bashkëkohore shqipe, nëpërmjet korpusit letrar të veprës së krijuar prej tij”. “Kam emocion të thellë që me këtë çmim u bashkohem shkrimtarëve të tjerë që u nderuan me çmime.

Darka e deputetëve të PD-së, darovitje lekësh dhe valle popullore deri në mesnatë

Postuar në 21 Dhjetor, 2012 12:20

Deputetët demokratë kanë festuar dje në Hotel Tirana mbylljen e sesionit parlamentar dhe festat e Fundvitit me një darkë të organizuar nga kryetarja Topalli. Megjithëse pa pjesën më të madhe të aleatëve dhe opozitën, darka ka zgjatur deri afër mesnatës. Siç ndodh në festat e fundvitit, atmosfera ka qenë e ndezur edhe në sajë të muzikës së luajtur nga DJ-i dhe këngëtarja Xhoi Bejko, e ftuar me këtë rast.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara