Arkiv-Lajme të përditësuara

Krim makabër brenda familjes, djali ther babanë pas një sherri

Postuar në 06 Janar, 2013 03:51

 VLORË- Një krim makabër brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë. 

Sipas Policisë së Vlorës, Shkëlqim Baraj, 43 -vjeç, është gjetur i therur në banesën e tij në lagjen “Rilindja”, pasi është goditur 10 herë me thika në trup. Sipas policisë shkak për këtë krim makabër dyshohet të jetë djali 21-vjeçar i viktimës. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se krimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në banesën e familjes Baraj, ku pas një sherri 21-vjecari dyshohet të ketë therur për vdekje të atin. 

PS: Kryeministri është kapur pas rastit të Barjabës, si i mbyturi pas fijes së barit

Postuar në 05 Janar, 2013 10:53

Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të selisë blu se Edi Rama duhet të bëj publike lidhjet që ka me Kosta Barjabën, duke u shprehur se i vetmi shteg që i ka mbetur kryeministrit në ikje është të përbaltë sa të mundet opozitën me shpifje e akuza të përditshme.

Nikolliq: S’dua që Prishtina të vendos për vizitën time në Kosovë

Postuar në 05 Janar, 2013 10:51

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar se nuk do të shkoj për Krishtlindjet Ortodokse në Kosovë, pasi nuk dëshiron që Prishtina të vendos se a do të shkoj apo jo ai në Kosovë.

“Nuk shkoj për Kërshëndella në Graçanicë”, tha Nikolliq, dhe shtoi se “nuk dua që Prishtina të vendos se a mund të shkoj në Kosovën tonë”.

Mëtutje, ai i ka thënë gazetës Kurir se është e qartë se misioni EULEX në Kosovë “pret që për këtë të vendosin autoritetet në Prishtinë”.

KLSH kallëzon në Prokurori kryebashkiakun e Pogradecit dhe drejtues të Bashkisë Sarandë

Postuar në 05 Janar, 2013 10:48

Kontrolli i Lartë i Shtetit, pasi ka konstatuar nje sere shkeljesh gjate auditimeve te kryera ka kallezuar penalisht drejtues te bashkive Sarande e Pogradec.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 942/3, datë 31.08.2012 të ushtruar në Bashkinë Pogradec, ka konstatuar një sërë shkeljesh me pasoja të rënda.

Njoftimi i plote

Dalipi: Deklaratat e Berishës, klienteliste

Postuar në 05 Janar, 2013 10:43

Deputeti Alfred Dalipi e ka cilësuar klienteliste dhe në kundërshtim me rregullat dhe marrëveshjet e nënshkruara në Gjeneve, deklaraten e Kryeministrit mbi krijimin e një hapësirë shqiptare të përbashkët të valëve televizive mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Rrugët e ndarjes së mandateve

Postuar në 05 Janar, 2013 10:42

Ndërsa Kolegji Zgjedhor, mes një vendimi të shumëdiskutuar nga juristët ndau vendin në ZAZ në pamundësi të një vendimmarrjeje në KQZ, një tjeter çështje që mbetet në ngerç është ajo e ndarjes së numrit të mandateve të deputetëve sipas qarqeve.

Per mungese konsensusi çështja që kërkon shumicë të cilësuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka mbetur pezull, pasi nuk u ankimua as në Kolegjin Zgjedhor nga palët dhe afati për t’iu drejtuar gjykatës tashme ka skaduar.

Por cilat janë rrugët për zgjidhjen e çështjes qe  ka dale edhe tej parashikimit ligjor?

Divorcohet e motra, vëllezrit atentat familjes së krushqisë së prishur

Postuar në 31 Dhjetor, 2012 04:05

Një sherr për një krushqi të prishur ka përfunduar në përplasje të armatosur mbrëmjen e djeshem në Babrru. Tre vëllezërit Kurnekaj janë bërë objektiv i një atentati me armë zjarri, nga dy vëllezër të fisit Murataj në Babrru.  Policia bën me dije se nga të shtënat ka mbetur i  plagosur  Bledar Kurnekaj, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spital.

Zbulohen shkelje 2 milionë euro te njësia në varësi të Berishës

Postuar në 31 Dhjetor, 2012 04:03

Pak ditë pasi Kuvendi miratoi shkrirjen e Avokatit të Prokurimeve, njësi e pavarur për trajtimin e ankesave në tenderë, vjen raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi strukturën zëvendësuese të saj: Komisionin e Prokurimit Publik. Duke kontrolluar mënyrën sesi Ministria e Brendshme i realizonte tenderët, KLSH-ja zbuloi shkelje me pasoja të rënda financiare që Komisioni i Prokurimeve Publike (KPP) i ka shkaktuar buxhetit, pas shpalljes si fitues të disa firmave private, në mënyrë të padrejtë. Kjo strukturë varet direkt nga Kryeministri Berisha dhe funksionon prej dy vitesh.

Thaçi: Largohem si kryeministër

Postuar në 31 Dhjetor, 2012 04:02

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Deklarata e tij, e përcjellë të dielën nga portali “Telegrafi”, u bë mbrëjen e së shtunës në një intervistën për “Epokën e Re”.

“Një gjë është e sigurt, PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet edhe në mandatin tjetër, por unë nuk dua të jem kandidat për kryeministër”, ka thënë Thaçi.

Ai shtoi se beson që AAK-ja do të jetë pjesë e kësaj qeverie, pasi për këtë ekziston vullnet i dyanshëm për partneritet qeverisës.

“Legalizohen” sërish fishekzjarret

Postuar në 31 Dhjetor, 2012 04:00

Sipas urdhëresës së Bashkisë së Tiranës, shitja e fishekzjarreve, kapsollave dhe mjeteve të tjera eksplozive, si elementë të festës, është e ndaluar. Por kjo nuk i pengon shitësit e bizneseve të vogla që t’i tregtojnë ato lirisht, pa u shqetësuar se do të ndëshkohen. 

Por faji nuk është vetëm i shitësve apo Bashkisë. Shumë qytetarë janë kundër shitjes së fishekzjarreve dhe shashkave, por ka edhe të tjerë që vazhdojnë t’i blejnë ato me shumicë, pavarësisht rrezikshmërisë që mbartin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara