Arrihet marrëveshja, Haradinaj: Në janar, unë kryeministër

Fillimi i vitit 2013 do ta gjejë kreun e AAK-së Ramush Haradinaj kryeministër të Kosovës.
Vetë Haradinaj në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve Anadollya ka thënë se me PDK-në tashmë ka arritur marrëveshjen që në fillim të vitit 2013 të fillojë të kryejë funksionin e kryeministrit të vendit.
Ndërkaëq, duke folur për platformën serbe, ai ka thënë se propozimi serbe për rregullimin e çështjes së veriut të Kosovës “sipas modelit të entitetit serb në Bosnjë” është i vonuar dhe joreal dhe ka theksuar se deklarimet e tilla nuk do të ndikojnë në vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Haradinaj ka shfaqur shpresën që edhe serbët e Kosovës do të kuptojnë gabimin e vet, do të ndërpresin bllokadën e proceseve reformuese dhe do të kuptojnë përparësitë e integrimit në shoqërinë kosovare.
Po ashtu, në intervistën dhënë agjencisë turke të lajmeve, kreu i AAK-së ka theksuar se si kryeministër i Kosovës do të bëjë gjithçka “për intensifikimin e punës më efikase në normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve fqinje, si dhe përbrenda vet Kosovës”.
Burimi: http://www.panorama.com.al
Add new comment