Arkiv-Lajme të përditësuara
Pezullimi i Berishës, Meta: E kam dobësi, do më mungojë këto 10 ditë.
Pavarësisht vendimit për ta pezulluar me 10 ditë nga veprimtaria parlamentare, si “ndëshkim” për fjalorin e ulët të përdorur në Kuvendin e Shqipërisë, Meta nuk e ka fshehur “dobësinë” e veçantë për ish-kryeministrin Berisha, tashmë sërish në Parlament si deputet i Partisë Demokratike.
“Nuk do të më ikë dobësia për të edhe pse do të mungojë në Parlament këto ditë”, tha Meta. Sipas tij, Berisha do të jetë i mirëpritur gjithmonë të shprehë mendimin në Kuvend, por duhet të ruajë etikën në raport me pjestarët e tjerë të Parlamentit.
Partia Demokratike denoncon emërimet në administratë.
Partia Demokratike ka vazhduar ke akuzat ndaj qeverisë për emërimet në administratë. Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi ka denoncuar ndërhyrjen e Kryeministrit në vendimin e gjykatës dhe emërimin e dyshimtë në krizë të sistemit tatimor.
Tony Blair në Tiranë, mbledhja e dytë me qeverinë Rama.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar do të zhvillojnë një mbledhje me ish-kryeministrin britanik Tony Blair për arritjet, problemet dhe objektivat e gjysmës se dytë të vitit.
Lajmin për takimin mes tyre e ka postuar kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook. Blair ndodhet për një vizitë në Tiranë, e dyta pas asaj në tetor të 2013 kur qeveria e re morri detyrën. Ish-kryeministri britanik është këshilltar i qeverisë Rama, marrëveshje kjo e cila është firmosur para zgjedhjeve të qershorit.
Zgjedhjet në PD, Basha: Vota e lirë forcon partinë.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se vota e lirë e anëtarëve të kësaj partie duhet të jetë një përgjegjësi e madhe për drejtuesit e rinj.
Nga Librazhdi ku morri pjesë në Kuvendin Zgjedhor të këtij qyteti Basha tha se autoriteti që buron nga vota e lirë përbën kuotën më të lartë të përgjegjësisë të të zgjedhurve dhe zgjedhësve.
Roje në lojëra fati, SHKB arreston specialin e FNSH.
Një efektiv policie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është vënë në pranga nga policia, mëngjesin e djeshëm. Burime zyrtare nga policia thanë se, i arrestuari është Klevis Sorra, 27 vjeç me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë. Nga të dhënat policore, bëhet e ditur se ai, është vënë në pranga nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Berat, humbi bastin sportiv për Spanjën, vetëhelmohet 38-vjeçari
Një 38-vjeçar nga Berati është vetëhelmuar pasi humbi skedinën e vendosur për ndeshjen e mbrëmshme të Botërorit 2014 Spanjë-Kili. Babai i dy fëmijëve, Edmond Kukunja, kishte lënë një shumë të konsiderueshme parash në favor të Spanjës, por me sa duket nuk e ka pranuar humbjen.
Sipas policisë së Beratit, 38-vjeçari kishte pirë fostoksinë, dhe sapo është konstatuar nga familjarët është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Basha: Shqiptarët ndihen të tradhëtuar, PD alternativa e duhur.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se çdo shqiptar ndihet sot i zhgënjyer dhe i tradhtuar, që sipas tij po drejtohen nga të paaftë, të papërkushtuar, e deri tek personat me rekorde kriminale. Nga Peqini ku ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të këtij qyteti, Basha tha se PD do t’i jap qytetarëve alternativën e duhur, alternativën që ata meritojnë.
Berlin, Steinmeier siguron Ramën "Do ju mbështesim për statusin"
Berlini edhe një herë ka shprehur mbështetje për Shipërinë në rrugën drej BE, e ndërsa akoma nuk e ka vendosur se cfarë qëndrimi do të mbajë për statusin e vendit kandidat. Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama tha se do të ketë mbështetjen e Gjermaninsë.
Greqi, kanabisi vjen nga Shqipëria rriten konfiskimet pas vitit 2010.
Pavarësisht arrestimeve të shpeshta të trafikantëvetë drogës dhe masave të shtuara në kufi me Shqipërinë autoritetet greke janë në hall për sasinë e madhe të drogës që futet në këtë vend. Në një anazilë të Kathemerini, që iu referohet burimeve zyrtare, pjesa më e madhe e kanabisit në Greqi shkon nga Shqipëria.
Shkatërrohet grupi kriminal, trafikonte emigrantë shqiptarë.
Policia britanike në bashkëpunim me atë franceze ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikimin e emigrantëve shqiptarë nga portet franceze drejt Britanisë.
“The Daily Mail” shkruan se emigrantët shqiptarë paguanin 8 mijë stërlina për të kaluar ngushticën e La Manshit, mes Francës dhe Anglisë. Ky rrjet trafikantësh drejtohej nga një kosovar i pasur në qytetin francez të St Malo-s. Nga hetimet e deritanishme janë kryer 14 udhëtime nga ky grup, që përdor peshkarexhat franceze për të sjellë drejt Britanisë emigrantët shqiptarë.