Greqi, kanabisi vjen nga Shqipëria rriten konfiskimet pas vitit 2010.

Postuar në 19 Qershor, 2014 06:27

Pavarësisht arrestimeve të shpeshta të trafikantëvetë drogës dhe masave të shtuara në kufi me Shqipërinë autoritetet greke janë në hall për sasinë e madhe të drogës që futet në këtë vend. Në një anazilë të Kathemerini, që iu referohet burimeve zyrtare, pjesa më e madhe e kanabisit në Greqi shkon nga Shqipëria.

Trafikimi bëhet kryesisht nëpërmjet kufirit tokësor me automjete apo dhe mushka. Një pjesë e lëndës narkotike kalon edhe nga kufiri detar mes dy vendeve. Sipas gazetës greke konfiskimet e kanabisit janë rritur veçanërisht pas vitit 2010. Lidhur me "prodhimin vendas", rreth një e treta e fidaneve të mbjella është zbuluar në Kretë.

Çmimi i kanabisit në tregun me pakicë në Greqi, sipas raportit vjetor të Qendrës Kombëtare të Dokumentacionit dhe Informacionit për Drogën në vitin 2012 ishte 15 deri në 25 euro për gram. Gjatë vitit 2013, autoritetet kapën më shumë se 20 ton kanabis të papërpunuar.

Sa për kokainë, po sipas burimeve zyrtare greke, ajo vjen në Greqi nga Amerikan Latine nëpërmjet Gadishullin Iberik, kryesisht në Spanjë, por edhe nëpër Holandë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.