Berat, humbi bastin sportiv për Spanjën, vetëhelmohet 38-vjeçari

Postuar në 19 Qershor, 2014 15:11

Një 38-vjeçar nga Berati është vetëhelmuar pasi humbi skedinën e vendosur për ndeshjen e mbrëmshme të Botërorit 2014 Spanjë-Kili. Babai i dy fëmijëve, Edmond Kukunja, kishte lënë një shumë të konsiderueshme parash në favor të Spanjës, por me sa duket nuk e ka pranuar humbjen.

Sipas policisë së Beratit, 38-vjeçari kishte pirë fostoksinë, dhe sapo është konstatuar nga familjarët është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.