Alternative

Albinot - Bukuri Porcelani

Postuar në 03 Korrik, 2017 08:58

Julia Taits, fotografe nga Izraeli, e quan projektin e saj Bukuri Porcelani. Mënyra më e mirë për të përshkruar Albinot. Ja disa foto të saj. 

http://www.boredpanda.com/i-continue-to-discover-the-beauty-of-albinism-...

Monstrat njerëzore të Fortunio Licetit

Postuar në 02 Korrik, 2017 18:28

Punimet grafike të paraqitura më poshtë janë të Fortunio Liceti (1577-1657), filozof, doktor dhe shkencëtar italian. Ato janë ilustrime të librit të tij: “Mbi shkaqet e monstrave, natyrës dhe ndryshimeve” që merret me dokumentimin e deformimeve të ndryshme. Më saktë, me atë që duket si jo normale. Në imazhe shihet riprodhimi i disa anomalive, paraqitur me tonalitet grafik pezhorativ, por edhe ato që duken më shumë si fantazi sesa ekzemplarë të vërtetë. 

Koreja e Veriut, triliona dollarë pasuri minerare

Postuar në 30 Qershor, 2017 19:21

Me të drejtë disa mendojnë se Koreja e Veriut nuk është një vend dhe aq i begatë. Por është i pasur në një aspekt: ​​burimet minerare. Aktualisht Koreja e Veriut ka alarmuar fqinjët me testet e raketave berthamore dhe me përpjekjet e saj për të testuar raketat me rreze të gjatë që mund të godasin qytetet amerikane.

Dehli, ndoshta duhet shpikur një fjalë tjetër përveç Ndotjes

Postuar në 30 Qershor, 2017 09:33

Pesë ditë duke ecur në rrugët e Dehlit në Indi dhe rezultati janë këto foto ku shihet ndotja ekstreme. Ajri dhe uji i pistë, janë pjesë e jetës në këtë zonë qendrore në Indi, një vend që sot garon edhe në hapësirë, por që në tokë ka probleme të jashtëzakonshme. Fotografitë janë realizuar për National Geographic nga Matthieu Paley dhe ato japin një copëz nga ajo se çfarë mund të bëjë njeriu në tokë, dhe se me çfarë kushtesh mund të pajtohet ai të jetojë.  

Mizoria ndaj qenve dhe maceve në Korenë e Jugut

Postuar në 29 Qershor, 2017 12:23

Koreja e Jugut është vendi i vetëm në botë i njohur për konsumin e mishit të qenve. Mijëra fermerë mbarështojnë rreth 2.5 milion qen çdo vit, duke i mbyllur në kafaze të vogla. Fati i tyre është therja brutale në një nga tregjet e vendit ose thertoret.Shumica e njerëzve në Korenë e Jugut nuk hanë rregullisht mish qeni. Një pjesë e madhe e opinionit publik  po pajtohet me idenë se qentë janë miq  të njerëzve dhe se kanë nevojë për mbrojtje nga mizoria.

Qytete dhe skulptura..."të çuditshme"

Postuar në 29 Qershor, 2017 11:41

Magjia e Etiopisë

Postuar në 28 Qershor, 2017 13:23

Etiopia pa diskutim që është një vend i veçantë. Jo vetëm për historinë e vet dhe religjionin, por edhe për peiazahin dhe natyrën. Zakonet dhe traditat janë një pasuri e paçmuar e një vendi që ka 100 milionë banorë, të gjitha të sjella për revistën ”The Atlantic” nga fotografi Carl Court. Etiopia bën pjesë te 10 vendet më të preferuara turistike në botë diçka që e meriton qoftë edhe duke parë foto të mrekullueshme si këto.

A mbijeton ndërgjegjja pas vdekjes? Një transplant koke mund të japë përgjigje për këtë

Postuar në 26 Qershor, 2017 12:40

Në fund të këtij viti është parashikuar transplanti i parë i kokës në një individ njerëzor. Kirurgu që e ka marrë përsipër një gjë të tillë është italiani Sergio Canavero sipas të cilit kritikat etike nuk e dekurajojnë. Ai thotë se janë me mijëra kirurgët që e kanë kontaktuar nga e gjithë bota qëkurse ai nisi projektin Parajsa.

Gjithçka më duhet është një spital me 20 kirurgë, që janë më pak nga sa mendoja se më duheshin më parë”, shprehet ai në një intervistë për agjencinë ruse “Sputnik”.

Jeta poshtë akujve

Postuar në 26 Qershor, 2017 08:58

Fotografitë e mëposhtme janë realizuar nga fotografi i National Geographic, Laurent Ballesta. ato dëshmojnë jetën e pasur nën akullin e Antarktidës, poshtë të cilit Ballesta është zhytur deri në 70 m. 

http://www.nationalgeographic.com/photography/proof/2017/06/under-antarc...

Manjati kinez flet për rrezikun e një Lufte të Tretë Botërore

Postuar në 22 Qershor, 2017 19:16

Nuk janë të paktë ata që mendojnë se zhvillimi i teknologjisë është një kërcënim për të ardhmen e njerëzimit. Manjati kinez Jack Ma argumenton se evoluimi i teknologjisë ka të ngjarë të përbëjë një kërcënim për tregun e punës dhe të shkaktojë një Luftë të Tretë Botërore.Në një intervistë për CNBC, miliarderi kinez  tha se udhëheqësit botërorë kanë për detyrë të edukojnë njerëzit për të parandaluar rrezikun që sjell rritja e shpejtë e automatizimit dhe të inteligjencës artificiale.

Pages

Subscribe to RSS - Alternative