Alternative

Video/Rikonstruktimi virtual i shtatë mrekullive të botës antike

Postuar në 05 Maj, 2019 20:03

Dokumenti, FBI nuk besonte se Hitleri u vetëvra

Postuar në 23 Prill, 2019 23:59

Dokumente të deklasifikuara të FBI zbulojnë se Byroja Federale e Hetimeve nuk ishte e bindur për vdekjen e Adolf Hitlerit dhe se kishte vazhduar kërkimet për vendndodhjen e tij në Argjentinë.

Hitleri u vetëvra në Berlin më 30 prill, 1945, por që atëherë ka patur spekulime të vazhdueshme se ai nuk kishte vdekur më  të vërtetë dhe se i ishte dashur të largohej nga Gjermania për të shmangur arrestimin nga forcat e koalicionit. Pesë muaj pas kësaj ngjarje FBI ishte duke shqyrtuar informacionin se Hitleri kishte ikur në Argjentinë me nëndetëse.

Netflix u përgjigjet kritikave për videon tronditëse (Video)

Postuar në 12 Prill, 2019 19:30

Netflix u është përgjigjur kritikave të ashpra për pamjet tronditëse në dokumentarin “Our Planet”, ku ilustroheshin pasojat tragjike të ndryshimeve klimatike.

Në video duken disa lopë deti të ngujuara  në një masiv shkëmbor pas shkrirjes së akullnajave në Polin e Veriut. Ato kanë humbur sensin e territorit dhe në tentativë për të zbritur bien nga një lartësi e madhe.

Dëmet shëndetësore, Brukseli bëhet i pari qytet europian që ndalon rrjetin 5G

Postuar në 05 Prill, 2019 14:28

Brukseli bëhet kryeqyteti i parë që ndalon rrjetin 5G për shkak të efekteve shëndetësore. Lajmi është konfirmuar nga Céline Fremault, ministre e Qeverisë për Rajonin e Brukselit, përgjegjëse për Strehimin, Cilësinë e Jetës, Mjedisit dhe Energjinë.

Nuk mund t’i hapim derën kësaj teknologjie, nëse standardet e rrezatimit nuk respektohen. Qofshin këto 5G ose jo. Qytetarët e Brukselit nuk janë derra, shëndetin e të cilit mund ta shes për përfitime financiare. Nuk mund t’i lëmë asgjë dyshimit”, është shprehur ajo.    

Le Point: Gjermania, Bordello më e madhe e Europës ...

Postuar në 04 Prill, 2019 12:16

Gjermania, Bordello e Europës...Ky është titulli i revistës franceze Le Point për prostitucionin në vendet e Europës. Sipas saj, brenda 15 vjetësh Gjermania është kthyer në "bordellon më të madh të Europës" me nxitjen më të madhe në tregun e prostitucionit. Revista citon aspekte të organizatës Gewerbe Deutschland (UEGD), që përfaqëson interesat e industrisë së prostitucionit.

Në paradë mode me karrocë(video)

Postuar në 31 Mars, 2019 17:11

Modelja greke Georgia Kaltsi ka marrë pjesë në një paradë mode në Athinë ku ka sfiluar në karrocën me katër rrota. Ajo pësoi një aksident në vitin 2015 që e paaftësoi për të ecur por nuk e dekurajoi të ndjekë pasionet e jetës së vet si skitë, kanoet dhe noti.

Edhe Apple kthehet në platformë televizve

Postuar në 27 Mars, 2019 10:03

Apple njoftoi lançimin e platformës televizive që synon të konkurrojë me Netflix, Amazon, si dhe TV kabllor në vetvete.

Platforma që do të përmbajë lajme, sport dhe filma, vlerësohet se do t’i kushtojë Apple më shumë se një miliardë dollarë amerikanë - me siguri shumë më pak se sa ka shpenzuar Netflix dhe HBO vit.

Tjetër skandal me Facebook

Postuar në 26 Mars, 2019 12:10

Facebook pranoi një tjetër skandal me të dhënat e përdoruesve të saj. Kështu miliona fjalëkalime të përdoruesve janë ruajtur të pakriptuara në serverët e brendshëm dhe të ekspozuar ndaj mijëra punonjësve të kompanisë.

Kodet, disa prej të cilave datojnë që nga viti 2012, ishin të arritshme për gati 20,000 punonjës, sipas blogut të KrebsOnSecurity që merret me çështjet e sigurisë në internet, i cili ishte i pari që zbuloi skandalin më të fundit të platformës popullore.

Vdes kryeagjenti i Mosadit

Postuar në 24 Mars, 2019 16:13

Vdiq në moshën 92 vjeçare, Rafi Eitan, agjent veteran i Mossad-it, i cili udhëhoqi operacionin për rrëmbimin e ish-arkitektit nazist të Holokaustit, Adolf Eichmann.  Eitan kishte luajtur një rol të rëndësishëm në vitet e para të shërbimeve të inteligjencës izraelite.

Në vitin 1960 ai u vu në krye të operacionit të Mosad  që vuri në pranga Adolf Eichmann, i cili jetonte në Argjentinë nën një identitet të rremë. Eichmann u gjykua në Izrael dhe u dënua me vdekje në vitin 1961.

SHBA drejt një socializmi alternativ?

Postuar në 17 Mars, 2019 13:53

"Kohët e fundit, diçka ka ndodhur në New York, për të cilën ndoshta do të flitet në dekadat e ardhshme si fillimi i një kryengritjeje kundër kapitalizmit”- shkruan gazeta gjermane Die Zeit.

Pages

Subscribe to RSS - Alternative