Alternative
Izraeli, furnizuesi kryesor i përgjuesve
Izraeli mund të jetë bërë një eksportues i fuqishëm i mjeteve që përdoren për të spiunuar njerëzit. Një investigim i Haaretz ka zbuluar rreth 100 burime të tilla në 15 vende të ndryshme të botës. Diktatorët në të gjithë botën - madje edhe në vende pa lidhje zyrtare me Izraelin - i përdorin ato në përgjime për aktivistët e të drejtave të njeriut, monitorojnë emailet, hakojnë në aplikacione dhe regjistrojnë biseda.
Retrospektivë/Nga Macmillan që qante para De Gaulle për të hyrë në TPE te Brexit
Debati i pafundëm për marrëveshjen e Brexit ka detyruar mediat të sjellin në vëmendje episode historike që duan të shpjegojnë drejtësinë e liderëve të dikurshëm. France 24 sjell kështu qëndrimin e ish-presidentit Charles de Gaulle që kundërshtonte përfshirjen e Britanisë së Madhe në Tregun e Përbashkët Europian.
Rrëfimi i një Bilbilfryrësi, ish-agjent i CIA-s
"Shkalla e lirisë së një vendi matet vetëm nga respekti që ai tregon për të drejtat e qytetarëve të tij"- Edward Snowden.
Ish-agjenti greko-amerikan, John Kiriakou i konsideruar si Whistleblowrs pasi denoncoi përdorimin e torturave të CIA-s në burgjet sekrete flet në një intervistë të gjatë për rrezikun me të cilin përballet demokracia dhe publiku nga operacioniet e pakontrolluara të shërbimeve të sigurisë, presidencën Trump dhe përplasjet në Lindjen e Mesme
“Sulmi i të vdekurve”
Lufta e Parë Botërore shënoi një epokë të re në historinë ushtarake të civilizimit njerëzor: Për herë të parë taktikat ushtarake u provuan të vjetruara në raport me teknologjinë e luftës, duke u shoqëruar me një numër rekord të vdekurish dhe një luftë të frikshme.
Raport pesimist: Ndryshimi klimatik do të rrezikojë njerëzimin para vitit 2050!!!
Një raport i hartuar nga ekspertë australianë të klimës paralajmëron se "ndryshimi klimatik tani përfaqëson një kërcënim ekzistencial afatshkurtër dhe afatmesëm" për civilizimin njerëzor.
Debat dhe përballje gjyqësore për zhvarrosjen e John Dillinger
Zyrtarët në Indiana kanë miratuar një kërkesë për zhvarrosjen e eshtrave të gangsterit famëkeq amerikan, John Dillinger. Kërkesa është bërë nga familjarë të Dillinger, me dyshimet se në vend të tij është varrosur dikush tjetër. FBI-ja ka bërë të qartë se agjentët e saj e qëlluan atë për vdekje në Chicago në vitin 1934, dhe më pas ai u varros në kryeqytetin shtetëror të Indianës. Zhvarrosja është planifikuar për 31 dhjetor 2019, por varreza e ka kundërshtuar vendimin në gjykatë.
Kanceri është kthyer në biznes. Kimioterapia nuk është zgjidhja
Dr. Ermanno Leo, kirurg italian i specializuar në kancerin e zorrës së trashë, e cilëson biznes mënyrën sesi trajtohen tumoret.
Në një debat publik me titullin “Kërkimi farmaceutik: biznes apo shpresë”, mbajtur në maj të vitit 2017, dr. Leo thotë se industria farmaceutike shpesh bëhet pengesë për teknikat e reja të trajtimit të tumoreve.
Përpjekje për të njohur gjenocidin turk ndaj asirianëve
Nga gjenocidet e Perandorisë Osmane në fillim të shekullit të 20-të, veçohet gjenocidi i armenëve dhe ai i Pontëve Grekë. Më pak i njohur është gjenocidi i një etnie të tretë që neo-turqit synuan të zhdukin. Eurodeputeti grek, Kostas Mavridis ka bërë publike një bisedë me Tuma Celik, një anëtar i Partisë Demokratike të Popullit (HDP) që vinte nga komuniteti asirian.
Laboratori sekret i CIA-s dhe eksperimentet rrënqethëse për kontrollin e trurit
Ford Detrick, 70 kilometra larg Washingtonit, është sot laboratori kryesor në Shtetet e Bashkuara për hulumtimin e të gjitha llojeve të viruseve. Në vitet 1950- 1960, aty ishte qendra e eksperimenteve më të errëta të CIA-s, të udhëhequr nga një njeri që besonte se LSD ishte mjeti i fundit për të arritur kontrollin e mendjes njerëzore.
Protokollet e fundit: Si e përjetoi Stasi fundin e RDGJ-së
"Shumë sekret!" shkruhet në shkresën e zverdhur lehtë të 8 tetorit 1989 lidhur me "gjendjen aktuale të politikës së brendshme në RDGJ". Ditë ma parë regjimi komunist me kreun e shtetit dhe të partisë, Erich Honecker në krye kishte festuar 40 vjetorin e Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ). Por në këtë raport prej gjashtë faqesh të Ministrisë për Sigurinë e Shtetit - shkurt Stasi -nuk bëhet fjalë për festën. Përkundrazi: në të shprehet droja, se "shteti socialist dhe rendi shoqëror në RDGJ ndodhen në rrezik serioz".
