Victoria Beckham dëshiron të krijojë një “perandori” mode

Victoria Beckham, dikur pop-star që tashmë është një prej stilisteve më të kërkuara në Javën e Modës së Nju Jorkut, thotë se ka plane edhe më të mëdha për markën që mban emrin e saj.
“Unë dua që të bëhem përherë e më e madhe”, kështu thotë ish-Spice Girl përpara zbulimit të koleksionit të saj pranverë-verë 2014 gjatë javës së modës, e cila nis më 5 shtator.
“Unë dëshiroj patjetër një perandori.”
Beckham tha për revistën se ajo stilon veshje që do të dëshironte t’i vishte vetë, duke filluar nga fustane, e deri te linja e saj aktuale e vjeshtës, me pallto me ndikim mashkullor dhe fustane e pantallona ngjitur pas trupit.
Beckahm ka krijuar gjithashtu një linjë të re me përhapje më ekonomike, e cila është më sportive dhe e shumëngjyrshme, për të tërhequr një treg më të ri në moshë.
“Unë dëshiroj të arrij e bëj për vete sa më shumë gra në mbarë botën”, tha ajo
“Ka mjaft kategori, në të cilat dëshiroj të futem. Për momentin, unë kam pesë kategori. Por do të dëshiroja shumë të bëja këpucë, parfume, produkte kozmetike, si dhe veshje të brendshme. Ka kaq shumë gjëra, që do të më pëlqente të bëja”.
Nëna 39-vjeçare e katër fëmijëve, e cila së fundmi u kthye në Londër nga Los Anxhelosi, tha se asaj i mungon klima, të qenit e hapur, si edhe etika e punës së qytetit.
“Jam mjaft e dhënë pas karrierës dhe mendoj se personaliteti im është më i përshtatshëm në Amerikë,” u shpreh ajo. “Unë jam një mama që punon shumë”,
Add new comment