Ushtarët nxirren nga repartet, 'zhvishen' dhe përdoren si roje hotelesh për shtangistët (nën një kompani private të lidhur me zyrtarë të MM)

Zoti Gjunkshi! Kemi përpara një urdhër tuajin për përdorimin e efektivave të FA në sigurinë e një aktiviteti sportiv. Është në kundërshtim me detyrën kushtetuese të ushtrisë. E keni firmosur ju këtë urdhër?
Ne kemi nxjerrë një urdhër ku kemi angazhuar 75 forca nga më të përgatitura të ushtrisë për të siguruar ruajtjen dhe mbarëvajtjen e një aktiviteti tepër të rëndësishëm, siç ishte Kampionati Evropian i Peshëngritjes.
Mbi çfarë baze ligjore e keni lëshuar këtë urdhër?
Kjo është bërë thjeshtë për imazhin e Shqipërisë, për të siguruar një aktivitet me përmasa të tilla që i bën nder vendit .
Por mbi çfarë baze ligjore e keni lëshuar këtë urdhër?
Ne kemi pasur një kërkesë nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për sigurimin e aktivitetit dhe kemi lidhur kontratë me këtë Federatë. Efektivat i kemi dërguar civilë dhe shpenzimet janë përballuar nga Federata...
Pyetja është, mbi çfarë baze ligjore e keni lëshuar këtë urdhër?
Pohova se ai ishte një aktivitet i rëndësishëm e mbarëvajtja e tij, ishte në nder e në prestigj të vendit tonë...
Më konkretisht, në bazë të cilit ligj ushtarët vishen civilë, e dërgohen për sigurimin e një aktiviteti jashtë detyrës e përgjegjësisë së FA?
Ua përmenda më parë...
Pjesa më sipër është marrë nga një artikull i sotëm në të përditshmen DITA ku është botuar faksimilja e një urdhëri firmosur nga shefi i Shtabit Xhemal Gjunkshi (i sipërintervistuari në foto me Berishën). Urdhëri thotë që forca të ushtrisë dhe specialë të ushtrisë të repartit të Zallherrit janë zhveshur civilë dhe janë përdorur si roje në hotelet dhe sallat ku u zhvillua Kampionati Europian i Peshëngrijes këto ditë në Tiranë e Durrës. “Skandal i rëndë, pa precedent, ushtria mund të përdoret keshtu vetëm në një shtet diktatorial. Mereni me mënd, ushtria ‘zhvishet’ e dërgohet në aktivitete në kundërshtim me misionin kushtetues të saj. Por skandali është i shumëfishtë, ka interesa të drejtpërdrejta për gjeneralët e Imamit. Referuar urdhrit skandaloz, dokumentit të ‘pikës së kontaktit’, rezulton se përfituesit e këtij skandali, pra përfituesit nga kontrata e sigurisë së sportistëve, është një kompani që menaxhohet (nga vetë apo familjarë e të afërt) të Dritan Demirajt, Komandant i Batalionit Special të FA dhe numrit 2 të SHIU-t...” – thotë në DITA-n e sotme anëtari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, deputeti Piro Lutaj. a.n.
FOTO LSA: Shefi i Shtabit Xhemal Gjunkshi, ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe Kryeministri Sali Berisha, gjate nje takimi me rastin e 4 vjetorit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO, Prill 2013
Comments
Pse lodhesh kotë ku dinë këta
<p>Pse lodhesh kotë ku dinë këta se ç'është ligji, ku ka ligj në një bandë kriminelësh ligjin e bënë më i forti</p>
Add new comment