Tirana e kryebashkiakut të ri, “dhurata” që del më e “varfëruar” nga ndarja e re territoriale

Postuar në 20 Qershor, 2015 01:23

“Dhuratat” për kryebashkiakun e ri të Tiranës, do të jenë: rritja e papunësisë, shtim i familjeve me ndihmë sociale, më shumë varësi nga të ardhurat e emigrantëve. E gjitha kjo vjen pasi ndarja e re territoriale sjell automatikisht një përkeqësim të treguesve të varfërisë të kryeqytetit. “Monitor” shkruan se kushdo që do të zgjidhet kryebashkiak i Tiranës në zgjedhjet lokale do të ketë një detyrë më të vështirë se paraardhësi. Ndarja e re territoriale, që i shton Bashkisë së Tiranës 13 komuna, sjell automatikisht përkeqësim të treguesve të varfërisë të kryeqytetit dhe rritje të papunësisë, duke e vënë drejtuesin e ri të Tiranës përpara një sfide të madhe. INSTAT, bazuar në ndarjen e re territoriale-administrative, me 61 bashki, ka publikuar online në portalin www.instatgis.gov.al, të dhënat e Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011. Nga këto të dhëna rezulton se me ndarjen e re, Bashkia e Tiranës do të përballet me më shumë të papunë, si meshkuj ashtu dhe femra, rritje të familjeve që marrin ndihmë sociale, varësi më e lartë nga të ardhurat e emigrantëve, popullsi më pak të arsimuar etj.

Sipas “Monitor” do të ketë më shumë të papunë, si femra ashtu dhe meshkuj, por edhe të rinj, që janë në kërkim të një pune. Futja e 13 komunave në Bashkinë e Tiranës shton në listë më shumë të punësuar nga sektori bujqësor. Megjithatë, në kryeqytet, dominojnë shërbimet ku punësohen rreth 80% e banorëve. Ndërkohë që rritet numri i banesave bosh. Ndërtimet e pafundme në zonën e Kasharit nuk figuronin zyrtarisht në hartën e Tiranës, tashmë ato do t’i shtohen bashkisë së re. Gjithashtu më pak të arsimuar, shtim i familjeve të varfra, që e shtyjnë muajin me asistencë sociale, apo që varen nga paratë që u sjellin të afërmit nga emigracioni, më pak familje me një makinë, është rezultati “i padukshëm” i ndarjes së re.

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

Po e degjojme shpesh kete diskutimin e apartamenteve te pa shitura, por nuk po shoh qe te kemi ndonje rast qe gazetaret (ose te ashtuquajturit) te bejne ndonje perpjekje per ndonje reportazh per kete dukuri, per arsyet, per vecantine e atyre objekteve (pasi mund te jene apartamente me probleme dokumentacioni, apo faliment ndertuesi, prej manaxhimit idiot te parase, apo cilesi e keqe, apo pozicione pa sherbime infrastrukture). Nuk besoj se ne Tirane nuk ka kerkese per strehim, ndaj duhet analizuar edhe lloji i ofertes kundrejt kapacitetit te kerkeses. Vezhgime te tilla jane ato qe duhet te bejne keta llafolloget e thashethemeve te lokaleve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.