Thaçi, një rol në marrëveshje, apo një “aktor” që e luan mirë rolin që i kanë vënë përpara?

Postuar në 20 Prill, 2013 07:12

 

Në një shkrim të botuar te Zëri, Naser Sertolli e quan “aktrim” sjelljen e dy kryeministrave, Daçiç dhe Thaçi, për një plan të servirur atyre nga faktori ndërkombëtar. “Ato “propozimet e pranuara” për të cilat mburren liderët e Beogradit janë veç broçkulla, të cilat zor se do të kapërdihen lehtë nga bota akademike serbe dhe nga serbët e veriut të Kosovës” shkruan Sertolli.

Më tej ai analizon edhe rolin e Thaçit, por si “rol” aktori e jo si rol vendimmarrës. Sipas tij, “roli i kryeministrit kosovar në tërë këtë proces ka qenë ai i një figure të statistit në duart e sponsorëve të projektit të shtetit të Kosovës. Kur i është kërkuar të thotë “po”, Thaçi ka thënë “po”, kur “jo” – “jo”. Kur e ka lypur nevoja të rrijë mazunë, sikur të premten pas “marrëveshjes”, ai ka treguar talent për të cilin shumë aktorë do t’i kishin lakmi…”

k.c.

I plotë:

http://zeri.info/artikulli/4268/aktrimi-ne-bruksel

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po mire e ka Sterrolli ! Ne fakt nuk eshte duke thene ndonje gje te re ! Ne politike , as ne perzgjedhjen e personave nuk ka &quot;rastesi&quot; dhe jo me ne marrevesjet gjeopolitike !</p><p>Vetem levizjet masive te popujve percjellin fryme &quot;indipendente&quot; , sjellin udheheqes te pavarur dhe vendimmarres ne qeverisje , dhe per rrjedhim edhe marreveshje reale te pakten per njerin krah ! Keta &quot;kukullat&quot; , jane si ne teatrin e Kukullave Tirane qe shikonim kur ishim te vegjel , qe edhe duart ua levizin me shtiza , se zerin dihet qe nuk e kane te tyrin !</p><p>Cfare te besh ! &quot;Dhimokarci&quot; hesapi ! &quot;Sovranitet&quot; dhe lanet se bashku ! &quot;Te drejta&quot; njeriu dhe individi , &quot;te drejta&quot; kombesh&nbsp; etj etj pallavra , eter dhe propogande !</p><p>Nje plumb vret nje njeri ! Nje predhe vret 50 njerez ! Nje media vret 10.000 njerez ! Lufte e modhe mo !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.