Strukturat paralele serbe të sigurisë në veri të Kosovës pengojnë shqiptarët të kthehen në shtëpi të tyre

Postuar në 29 Maj, 2015 07:48

Strukturat paralele serbe të sigurisë në veri të Kosovës nuk e kanë ndërmend të shpërbëhen, raporton  “Koha.net”. Sot, një grup i tillë prej disa personave është parë në veri të vendit duke e penguar që të kthehet në shtëpinë e tij një qytetar të Kosovës.  Alush Alushi është pronari i një shtëpie në veri të Mitrovicës, i cili me urdhëresë të gjykatës ka fituar të drejtën të kthehet në shtëpi të tij. Burime të “KosovaPress”-it bëjnë me dije se shtëpia e Alushit është e uzurpuar nga Danillo Illiq, qytetarë serb i cili njihet për krim të organizuar dhe kontrabandim. Iliq, si uzurpator, nuk ka dashur të ja lirojë shtëpinë Alushit, saqë këtij të fundit iu ka dashur edhe ndihma e policisë. Situata nuk përmirësohej as me praninë e Policisë së Kosovës, përderisa në vendin e ngjarjes u panë edhe pjesëtarë të “Civilna Zastita”. Këta madje dolën më të fortë se Policia e Kosovës. Të njëjta burime bëjnë me dije se Policia e Kosovës u detyrua të tërhiqet dhe kjo çështje të mbetet për një afat tjetër. Ngjarjen për KP e ka konfirmuar edhe Besim Hoti, zv/drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, por ky i fundit nuk e ka konfirmuar se në ngjarje ka pasur pjesëtarë të “Civilna Zastita”. Hoti tha se Policia e Kosovës është larguar, duke mos dashur të tensionojë situatën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.