Sqarim i E.Zaloshnjës rreth punësimit në bujqësi

Postuar në 29 Dhjetor, 2011 10:50

Poshtë shënimit tim “Një tjetër paradoks i INSTAT-it: Rritje e ndjeshme e punësimit në fshat”, një lexues me emrin Henri ka shkruar se largimi nga zonat rurale i popullsisë së papunë, ka si rezultante rritjen e numrit të të punësuarve në këto zona.

Ky arsyetim do të vlente nëse punësimi në bujqësi do të matej njësoj si në sektorin jo-bujqësor. Por  INSTAT-i konsideron si të vetëpunësuar në bujqësi të gjithë anëtarët e familjeve fshatare të moshës 18-65 vjeç, me kusht që familja të zotërojë të paktën gjysëm hektari tokë. Pra, praktikisht, shkalla e punësimit në fshat, në mënyrën si e llogarit INSTAT-i, varet thjesht nga raporti mes numrit të banorëve 18-65 dhe numrit të fëmijëve e pleqve. Që ky raport të jetë rritur në dekadën e fundit, ndërkohë që INSTAT-i thotë se popullsia rurale është pakësuar, i bie që pleqtë dhe fëmijët të jenë larguar nga fshati më shumë se 18-65 vjeçarët!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.