Sondazhi i SH. Online, Rama del kandidati më i preferuar për Tiranën nga PS. Berisha, i dyti nga PD

Edhe pse sondazhet online janë jo shumë të besueshme për shkak të polarizimit të lexuesve dhe pamundësisë së marrjes së një kampioni homogjen, sondazhi i Shekullit online për të preferuarin brenda një partie të caktuar, ka treguar se Rama është më i pëlqyeri brenda PS për kandidat për deputet. Ndërsa Kryeministri Berisha është i dyti në listën e të pëlqyerve nga PD, dhe po në këtë kuadër, Meta është më pak i preferuari nga LSI-ja, duke u votuar i 4-ti. Votuesit online të SH kanë preferuar më shumë Shezai Rrokajn si deputet sesa kryetarin e Partisë. Të konsoliduar mbeten Topi dhe Spahiu dhe Idrizi, ndoshta dhe për faktin që konkurrenca e figurave individuale në partitë e tyre është më e pakët.
k.c.
Add new comment