Shqiptarë, por sipas fesë

Komentuesi “odin” ka lënë këtë koment në shkrimin e Ariola Mollës me titull: “Karta e munguar e shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë”, të cilin po e nxjerrim më vete:
“Sado e mbrapshte politika e qeverise nuk eshte faktori kryesor ne problemet e ketij shteti me histori as 20 vjecare. Problemet ndernacionale qe publikohen shpesh ne shtyp jane ne pjesen me te madhe shere qe kane shqiptaret e besimit mysliman me ata ortodoks. Jane getoizuar ne lagje myslimane e ortodokse. Ne rastin qe po protestohet per vendimin gjyqesor per vrasjen e 5 te rinjve pyeta nje plak te mocem, babain e nje shokut tim. E vertete tha se jane shqiptare te dyja palet por perse te vriten nje gjak jemi. Ne nje shtet ku kemi edhe shtresa te kombeve te tjera ndasite fetare te shqiptaret po cojne ne asimilimin e atyre te besimit ortodoks. Shkurt shqiptari i besimit mysliman nuk don te beje me ate te besimit ortodoks ose katolik, biles urrehen. As nuk behet fjale qe te bej krushqi nje shqiptar mysliman me ate ortodoks. Keshtu kemi lidhje martesash vetem ndermjet shqiptareve mysliman si dhe nje pjese me pakicen turke qe jeton ne maqedoni. Nga ana tjeter shqiptaret ortodokse lidhen me ortodokset e tjere serbe, bullgare,etj. Urrejtja fetare e propaganda fetare eshte problemi kryesor ne Maedoni sot nder shqipetare. Ka dicka interesante me popullsine shqiptare aty qe brezat 50-60 vjecare e poshte sot nuk e vleresojne ose nuk jane te vetedijshem. Mbas copetimit te trojeve shqiptare nga viset qe mbeten ne Jugosllavi e Greqi u be shperngulja me force e qindra mijerave shqiptareve myslimane te etiketuar si turq drejt Turqise. Sigurisht ne marreveshje me Turqine. Prinderit e atyre qe mbeten te paprekur nga kjo shperngulje nxituan ne menyre derrmuese qe femijeve te tyre ti japin emra te paster shqiptare. Brezat e lindur pas luftes se dyte boterore quhen Lulzim, Nderim, Ilir, Agime, Shpresim, etj. Por kam ndeshur edhe me Agim qe me thote se eshte turk i Maqedonise. Propaganda fetare po ben qe keta breza me emer te paster shqiptare sot enderrojne dhe jane gati qe emrin ta nderrojne ne Islam, Muhamet, etj.
http://www.balkanforum.info/f16/maqedoni-shqiptaret-ortodoks...
http://ina-online.net/maqedoni/31707.html
http://koha.net/arkiva/?page=1,5,113026
Ne Kosove njihen me shumice myslimane e pakice katolike. Mbi 90% e shqiptareve te Kosoves nuk e dine qe ka ne Kosove edhe shqiptare ortodokse. E dine vetem ata qe i kane fqinje. Bile per shumicen keta konsiderohen si shkije njesoj si serbet e pothuajse ne pjesen dermuese po asimilohen komplet. Emri shkije ka histori te vecante e shume pak te beje me ate qe nenkuptohet sot ne pergjithesi per serbet. Ndoshta ke lexuar ne shtyp por edhe shtypi i Beogradit ka shkruar per kete se si eshte e mundur qe "serbet" ne dasma kendojne kengen e Shote Galices qe ka luftuar kundra serbeve. Ma ka kenduar vete nje serbe kur mori vesh se isha shqiptar. E keta "serbe" nuk jane gje tjeter vecse shqiptaret ortodokse te asimiliuar qe i vajtojne te vdekurit shqip e ne dasma kendojne po shqip. Si ne Maqedoni edhe ketu ndasia fetare eshte ne kulm vetem se ne Kosove behet midis katolikeve e myslimaneve, ortodokset e kane gjetur zgjidhjen jane pothuajse asimiluar.
Greqia u be shtet i pavarur ne saje te shqiptareve, sa te huajt pas pavaresise thonin ketu nuk ka greke. Shqiptaret perbenin mbi gjysmen e popullsise. Politika e ndjekur nga Oto i Bavarise si dhe se keta shqiptare ortodokse nuk shihnin mundesi bashkejetese me vellezerit e gjakut te konvertuar ne myslimane beri qe te pranonin shtetin e ri grek. Mos harrojme se arvanitasit ishin keqtrajtur nga pjesa e konvertuar ne myslimane si dhe keta myslimane nuk deklaroheshin per shqiptare por per turq.
Ne Shqiperi diktatura e zbuti ndasine fetare e ne qendrat e medha urbane martesat nderfetare nuk perbenin problem. Pavaresisht se Shqiperia deklarohet me shumice myslimane, shumica e vertete jane ateiste. Nje pjese e madhe e atyre qe merren me fene e bejme per qellime perfitimi. Nje pjese derrmuese deklarohen ne menyre te pavetedijshme si per sport pavaresisht se nuk ja shohinasnjehere deren kishes apo xhamise. Sa per pakica edhe ata qe deklarohen e bejne per qellime perfitimi. Shumica e tyre as nuk dine nje fjale nga kombesia qe deklarojne shkurt jane puro shqiptare”.
Aktualisht propaganda fetare e fuqishme ka zene rrenje te frytshme ne Kosove e Maqedoni. Radikalizimi i tyre i metejshem do jete nje problem i perkoheshem ne varesi te vete zhvillimit te ballkanit. Problem eshte sot per sot propaganda nacionaliste boshe, pa te ardhme e vetem per perfitime politike ne nivel shteteror qe behet ne Serbi, Bosnje, Greqi e Maqedoni. Nqs shtetet e ballkanit do jene ne gjendje te lene menjane te shkuaren e te ecin perpara keto probleme do shuhen vetvetiu. Aktualisht politikanet e ketyre vendeve jane te zene me problemet e brendshme e shume pak shohin te fqinji ne menyre pozitive. Kur nuk do jete problem te ngrihet flamuri shqiptar ne Beograd, Athine e anasjelltas atehere mund te kete nje te ardhme positive per ballkanin.

Comments
Uroj të shtohen ateistët
Uroj të shtohen ateistët përditë.
Në epokën moderne nuk ka vend për mbetjet e mesjetës.
Add new comment