Scarlett Johansson mendon të lërë kinemanë për karrierën politike

Scarlett Johansson ka zbuluar se po mendon për të lënë karrierën kinematografike për atë politike. 28-vjeçarja njihet për mbështetjen e hapur për presidentin Barack Obama dhe në një intervistë për revistën ‘Harper’s Bazaar’ tha se nuk e përjashton hyrjen në politikë.
“Kurrë nuk i dihet. Nuk i kufizoj mundësitë e mia. Nëse do të kem më shumë kohë, ndoshta mund të dëgjohet zëri im në politikë. Kurrë nuk ia mbyll derën mundësive të tilla”, theksoi aktorja hollivudiane.
Add new comment