Sandra Bullock shkëlqen në tapetin e kuq

Postuar në 29 Gusht, 2013 16:26

Në hapjen e Festivalit të Filmit në Venecia, Sandra Bullock dhe George Clooney prezantuan filmin e tyre të ri “Gravity”. 49-vjeçarja Bullock sigurisht se tërhoqi vëmendjen më të madhe veshur me një fustan të kuq dhe aksesorë të zi.

Me flokët e saj të zeza të mbledhura Sandra përshëndeti turmën e fansave të cilët ishin mbledhur për ti dhënë një mikpritje veneciane.

Ndërkohë 52 vjeçari George kishte një paraqitje më klasike në tapetin e kuq,me këmishë të bardhë dhe krevatë fjongo.

Edicioni i 70 –të i “Venice Film Festival” do të zgjasë për 11 ditë ndërkohë në mesin e yjeve të tjerë pjesëmarrës janë edhe Nicolas Cage, Matt Damon, Zac Efron dhe Scarlett Johansson.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.