Rihanna ribashkohet me Drake?

Thuhet se Drake ka përfunduar me puthje darkën romantike me Rihannën. Reperi ishte në lidhje me pop yllin nga viti 2010 deri më 2011 ndërkohë në muajin korrik është spekuluar për një ribashkim të tyre pasi Rihanna i dha fund lidhjes me këngëtarin Chris Brown.
Të premten në mbrëmje Rihanna dhe Drake me sa duket kanë ngrënë një darkë romantike në Nju Jork e cila ka përfunduar me puthje. “Ai e përqafoi atë dhe e puthi në faqe. Ai ishte shumë xhentëlmen dhe i tha asaj se: “dukej bukur si gjithmonë”, ka thënë një burim për “HollywoodLife”.
Rihanna që nga viti 2008 kishte një marrëdhënie të komplikuar me Chris Brown gjë e cila ka shkaktuar edhe grindje fizike në mes të këngëtarëve. Pavarësisht burimeve për një romancë potenciale mes tyre, shoqëria e Rihannës thonë se ajo është e lumtur si “single”.
Ndërkohë burime të afërta me Drake të cilat më parë kishin thënë se 26 vjeçari asnjëherë nuk ka pushuar së dashuruari bukuroshen nga Barbadosi, është i lumtur që ata po kalojnë kohë së bashku.
Add new comment