Qeveria, po tenton t’i mbyllë gojën Avokatit të Popullit?

Gazeta Dita ngre alarmin sot që Qeveria po tenton të “kapë” dhe Avokatin e Popullit.
“Një projektligj i ri që synon të zëvendësojë Ligjin Nr.8503 datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, pritet të shkaktojë një skandal të ri përsa i përket kontrollit qeveritar mbi të drejtën e informimit dhe nxjerrjen jashtë loje të institucioneve kushtetuese”, shkruan juristi Eugen Vasili, “Nga teksti i ligjit ekzistues dhe nga një konsultë me ligjet e tjerë të Kushtetutës mësohet se këtë kompetencë e ushtron aktualisht institucioni kushtetues i Avokatit të Popullit.”
Më tej, ai shprehet se “Nga teksti i ligjit ekzistues dhe nga një konsultë me ligjet e tjerë të Kushtetutës mësohet se këtë kompetencë e ushtron aktualisht institucioni kushtetues i Avokatit të Popullit.”
Vasili dyshon se kjo mund të jetë “përgjigje qeveritare për kritikat e Avokatit të Popullit në lidhje çështjet e shqyrtuara për shkelje të së drejtës për informim, si edhe problematikat e zbatimit të ligjit në administratën publike.
“Me sa duket kritikat e mësipërme të Avokatit të Popullit në këtë fushë e kanë marrë “përgjigjen” nga qeveria: Ia kalojnë kompetencat që ligji ia njeh këtij institucioni një institucioni tjetër pranë qeverisë” shkruan Vasili.
k.c.
i plotë:
http://gazetadita.al/pas-shish-it-radha-e-avokatit-te-popullit/
në foto:
Totozani me fëmijët e ngujuar prej gjakmarrjes
Add new comment