Pse nuk u arratis Berisha nga Shqipëria kur shteti ra më ‘97

Postuar në 17 Mars, 2013 02:44

DITA ka zbuluar dje disa nga urdhrat sekretë për vrasje masive në ’97-n të firmosura nga Gazidede, dhe mbi të gjitha, momentin kur Berisha po vendoste të arratisej jashtë shtetit. Të intervisutar nga Kujtim Boriçi, del se ka qenë vetëm një argument i dy ish-ushtarakëve madhorë të thirrur me urgjencë në mesnatë në Presidencë ku Berisha, (pas largimit të familjes kishte mbetur me 4-5 më besnikët), e pengoi ish-Presidentin të mos realizonte në çastet e fundit ikjen jashtë vendit. Ndër dëshmitë (që ‘Dita’ i zotëron) një nga ushtarakët rrëfen: “Ishte pak para mesnate. Një i njohur, në telefon, më thotë të bëhesha gati se do të vinte të më merrte se më kërkonte me urgjencë Berisha në Presidencë. Ishte situatë e tensionuar dhe flitej nga ora në orë, njerëzit e armatosur mund të vinin nga jugu në Tiranë. Shkova në Presidencë. Bashkë me kolegun, ishim të tre në zyrën e Berishës. Ishte shumë i shqetësuar. Me sa pamë, kuptuam se ai ishte bërë gati të largohej nga vendi. Na u drejtua: “Tek ju kam besim, ndaj duhet të më thoni drejt këtë, për sa kohë vijnë në Tiranë rebelët e armatosur nga Vlora? I thamë se për vetë largësinë, lëvizjet në grupe të organizuar e me objekt, minimalisht duan 4 apo 5 ditë. I ndryshoi fytyra. Tha diçka të lidhur me kohën e mjaftueshme për ndryshimin e situatës. 4-5 ditë iu dukën të mjaftueshme për këtë. Biseda e bindi që nuk ishte e nevojshme të largohej urgjentisht. Dhe në fakt, Berisha nuk iku. Më pas u nënshkrua pastaj ajo që njihet si marrëveshje…

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Dokumentat qe Dita ka gjetur nuk japin asnje detaj mbi fjalet e atyre gjeneraleve. Jini me te qarte ne nxjerrjen e informacioneve sepse duket sikur fjala e atyre te dyve qe thojne pse nuk u arratis Berisha eshte e mbeshtetur ne letra. Dhe informohuni me sakte ju te Respublica-s dhe te Dita-s, nuk paskeni kaq burime?

Submitted by Dardan (not verified) on

Dokumente, dokumente, edhe une jam shume dakort. Gazetat atje ku u do qejfi flasin me dokumente dhe atehere kur nuk duan apo nuk ua do interesi artikujt e tyre i kthejne ne lehje te neveritshme. Dokumentet jane me miliona qe nga kijimi i shtetit shqiptar bile me qindra miliona para kesaj (per popullin shqiptar dhe trevat shqiptare). Por..., valle ku jane keta gazetare trima qe ti pasqyrojne dokumentat pa dallim???

Submitted by mergim tari (not verified) on

Me sa mbaj mend ishin ditet qe ne Shqiperi pergatitej ardhja e operacionit "PELIKAN". Se bashku me nje gazetar Italian te CANALE 5 shkuam ne Port, ne Durres. Ne port dukej sikur kishte rene bomba. Me sa mbaj mend nuk kishte vapore, por disa peshkarexhe te vogla, shumica e te cilave dukeshin gjysem te fundosur. Porti ngjante me teper me dicka surreale sesa si port.

Ne tere ate grumbull vjetersirash dhe hekurishtesh, diku mbrapa nje kthese qe nuk dukej nga grumbujt e hekurishteve gazetari italina vuri re dicka..... Me kerkoi qe te pyes policin qe nuk lejonte te shkoje cfare kishte pas atyre hedhurinave

U afrova dhe pashe nje varke te gjate te bardhe, te re qe ne ate sketerre dukej te kishte mbire nga deti.  E pyes policin si me stil dhe ai me qejf mu pergjegj: "O jahti i Presidentit, por mos i thuj atij gazetarit....".

Une mendoj se ne ate kohe Barbari Berisha ka patur ne dispozicion jo vetem ate qe polici e quajti Jahhti, por edhe ne aeroport ne Rinas do te kete qene i siguruar...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.