Politikani italian bën kontratë seksi me sekretaren
Ajo e ka futur në grirëse në sekondat e fundit dhe më pas e ka hedhur në koshin e plehrave.
Por hetuesit kanë arritur të rikuperojnë një nga kontratat më të pista në politikën italiane.
Një zyrtar i partisë së Berlusconi-t, anëtar i këshillit kulturor të rajonit Abruzzo ka punësuar një sekretare 32- vjeçare për shërbime seksuale.
Gjithçka me kontratë të nënshkruar nga palët.
Politikani 53- vjeçar, Luigi De Fanis është tradhtuar nga telefonatat.
Sekretarja angazhohej për të bërë seks katër herë në muaj me shefin dhe në këmbim do merrte 36 mijë euro në vit, përveç pagesës së rregullt si sekretare prej 1200 euro.
Madje sekretarja do punonte vetëm tre ditë në javë dhe nuk është se do bënte ndonjë gjë gjatë kësaj kohe.
Sekretarja thotë se është detyruar të nënshkruajë kontratën.
Viktimë apo bashkëpunëtore?
Këtë do e hetojë drejtësia.
Add new comment