Plenkoviç thotë se Shqipëria është larg hapjes së negociatave: Depolitizoni administratën, kandidimi i personave me të kaluar kriminale nuk është shenjë e mirë

Postuar në 27 Qershor, 2015 13:47

Reforma në drejtësi dhe depolitizimi i administratës publike, kjo është sfida me të cilën duhet të përballet Shqipëria pas zgjedhjeve lokale është. Zv/kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian Andrej Plenkoviç teksa komenton në "Tv Klan" zgjedhjet e 21 qershorit thotë se në një sistem demokratik qytetarët që mendojnë ndryshe duhet të shprehin vullnetin e tyre lirisht. “Si mik i Shqipërisë do të doja shumë që Shqipëria të përmbushë standartet në aspektin legjislativ dhe praktik gjatë proçesit zgjedhor dhe që zgjedhjet të zhvillohen në një mënyrë të tillë që të mund të kualifikohen krejtësisht dhe përgjegjshmërisht si të lira dhe të ndershme. Është shumë  rëndësishme për vendin që të vijojë reformën e drejtësisë dhe forcimin e administratës publike, por duke mënjanuar politizimin e saj dhe transformimin në një administratë partiake. Ky është kurthi në të cilën nuk duhet të bjerë Shqipëria”. Kandidimi i personave me të kaluar kriminale në zgjedhje sipas Plenkoviç nuk i shërben të ardhmes së vendit.  “Kjo nuk është një shenjë e mirë. Do të ishte shumë më mirë që këta persona të kalonin përmes një proçesi kontrolli para se të vendoseshin në listën e kandidatëve, në mënyrë që personat që marrin poste publike të kenë kredenciale të shëndosha dhe të dhëna solide  për veten e tyre”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.