Plani i Facebook për shpërndarjen e internetit

Facebook ka një plan ambicioz për të lidhur 2/3 e botës që nuk ka akses në internet. Kjo gjë synohet të arrihet duke përdorur avionë pa pilotë, satelitë dhe lazera.
Një ide e tillë është bërë e ditur në platformën e rrjetit social nga themeluesi i tij. Mark Zuckerberg. Kjo e vë në garë direkte me Google, që po planifikon të ofrojë akses në internet me anë të balonave.
Që të dy gjigantët e internetit synojnë të zgjerojnë audiencën e tyre, sidomos në vendet në zhvillim.
Detajet mbi këtë plan të Facebook ishin të pakët, por kjo do të përfshijë një flotë me avionë që punojnë me energji diellore, satelitë dhe lazer infrared të padukshëm.
S.S
Add new comment