Papunësia në shifrat më të larta nga 2012-­ta. Punëkërkuesit janë të moshës 16-­29 vjeç, që konsiderohet si edhe mosha më aktive

Postuar në 20 Qershor, 2015 04:04

Në muajt e parë të vitit 2015 regjistrohet dhe  numrin më i lartë të punëkërkuesve të papunë të regjistruar, të paktën që nga fillimi i vitit 2012. Kjo referuar sipas të dhënave të Institutit të Statistikave. Numri më i lartë i punëkërkuesve është i moshës 16­29 vjeç, që është edhe mosha që konsiderohet si më aktive. Po sipas këtyte të dhënave vihet re se në 3-mujorin e parë të këtij viti në zyrat e punës, janë regjistruar 145.478 punëkërkues të papunë, me një rritje prej mbi 5 mijë individësh krahasuar me 3- mujorin e fundit të vitit 2014. Krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit 2012, është rreth 2 mijë persona më shumë. Ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar ka arritur në 13.3 për qind nga 13.0 për qind që ka qenë në fund të vitit që lamë pas. Kjo rritje e numrit të punëkërkuese mund të ketë ardhur për shkaqe të ndryshme, si efektet e krizës, rritja e numrit të emigrantëve të rikthyer, ngadalësimi i ekonomisë, tendenca e bizneseve për të shkurtuar shpenzimet etj. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.