Një koment argëtues i Ilir Mborjes

Ilir Mborja lë një mesazh në fund të shkrimit të M. Nanos me titull “A ka sakkrificë që nuk e bëjnë prindërit pqër të arsimuar fëmijët e tyre?”. Po e publikojmë më poshtë komentin e tij argëtues:
Në janar të 2008 jam ndodhur në Toronto. Isha atje si vizitor tek ime motër , që edhe ajo si shumë të tjerë kishte sakrifikuar shumë për fëmijët e saj. Megjithatë ajo ndjehej e lumtur, ngaqë sakrificat e saj dhe të të shoqit, ishin shpërblyer nga dy vajzat e saj, shumë të suksesshme në shkollim... Pashë me sytë e mi edhe brengën e atyre prindërve që kishin dështuar në këtë pikë. Në shkollimin e fëmijëve. Të thuash se disa e përjetonin si dramë, është pak. Qarkullonte mes emigrantëve tanë atje, edhe një anekdotë me pak humor dhe pak ngushëllim:
" Kur e pyesin një çift shqiptarësh, se cila ishte edhe arsyeja e emigrimit të tyre, ata përgjigjeshin: - Për fëmijët. Për pyetjen tjetër: Po sa fëmijë keni? Përgjigjja ishte: - Asnjë."
Add new comment