Manjani: Partia në pushtet s’mund të kërkojë referendum

Duke diskutuar referendumin që Kryeministri ka nisur ta sjellë çdo javë si propozim, për çdo nismë të tijën, duke e kthyer në modën e re pranverë-verë 2013, Ylli Manjani në një artikull te Panorama, shkruan se kjo inisiativë është si “peshku pa ujë” që kur s’ka ujë hidhe përpjetë kot më kot.
“... partitë në pushtet nuk kanë të drejtë të kërkojnë referendum, por se referendumet që kërkojnë shumicat janë zakonisht konfirmuese, dhe jo miratuese. Pra, mund të shkojnë ligjet në referendum, por pasi të jenë miratuar më parë në Kuvend nga shumica. Ndryshe ç’kuptim ka shumica, Parlamenti apo madje edhe vetë zgjedhjet politike?! “ shkruan Manjani.
Nga ana tjetër, Kushtetuta vetë është ndryshuar 3 herë pa referendum, edhe pse ishte
miratuar në vitin 1998 me referendum. “Që nga ky vit, pra brenda dhjetëvjetëshit të parë të jetës së saj, Kushtetuta u ndryshua tri here (rast unikal në botën demokratike) dhe në asnjërën prej herëve politika nuk i bëri këto ndryshime me referendum, siç do t’i kishte hije një ligji të tillë, i cili në fund të fundit u miratua me referendum. Vetëm LSI në njërën prej herëve kërkoi me insistim miratimin e ndryshimeve kushtetuese me referendum, por ajo kërkesë u mohua dhe u refuzua pa u lexuar fare...”shkruan Manjani.
k.c.
I plotë:
http://www.panorama.com.al/2013/03/16/referendumi-si-peshku-pa-uje/
Comments
Ky politikan i moderuar kur
<p>Ky politikan i moderuar kur të falimentojë e ndershmja LSI ku do vejë të shpalosi këto njohuri që ka</p>
Add new comment