M. Nano u shkruan lexuesve të respublica-s

Postuar në 30 Korrik, 2012 10:08

Ka një numër lexuesish që, për çdo shkrim e pas çdo shkrimi, më drejtohen mua. Duke qenë se rëndom në fund të çdo ‘raportimi’ në kolonën ‘Lajme’ ka iniciale në vend të emrit të autorit, lexuesit janë të prirur të besojnë se prapa çdo çifti inicialesh është Mustafa Nano. Por nuk jam vetëm unë. Ka dhe të tjerë, të cilët unë i kam pranuar si bashkëpuntorë, dhe që nga momenti që unë i kam pranuar si të tillë, nuk më shkon mendja t’i censuroj edhe sikur t’mos pëlqejë ajo që shkruajnë. Unë sigurisht mbaj përgjegjësi për të gjitha rastet kur dikush i raporton faktet tjetër për tjetër, por mënyra e shikimit të ngjarjeve, dukurive a personazheve është punë e bashkëpuntorëve. E them këtë që ta dini, e jo që të mendoni se unë “po flak tutje përgjegjësinë për gjërat që shkruhen në këtë website”, apo se unë po maskohem pas inicialeve në rrethanat kur shkruaj gjëra veçantërisht kritike. Madje, mund ta keni vënë re që unë vë emrin tim të plotë, apo inicialet e mija (M.N.) sa herë që bëj vëzhgime të forta kritike.

Sa më sipër e thashë për të gjithë ata që komentet e tyre, pas çdo shkrimi në respublica të nënshkruar me iniciale, i fillojnë apriori me frazën “O Muç Nano, ....”.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>O Muç Nano, je qe je, thuaji disave prej bashkepunetoreve ne fjale qe nuk kane nevoje te kopjojne fjalet a shprehjet e tua (dhe po permbahem nga ndonje cilesim i pahijshem te fenomenit). Se fundmi jane mbytur lajmet me &quot;gjeratorja thethitese&quot; apo &quot;thethitja e gjeratores&quot;, &quot;putativ&quot;, qe helbete eshte nder fjalet qe t&#39;i ka ngrit aksionet perpjete ne bursen e gazetarise, etj. Edhe na bej edhe nje nder ne lexuesve: ndale botimin e tweet-eve alla-Gastare, se pervecse shfaqesh qesharak, pak nga pak behesh edhe shume i neveritshem. Me dashamiresi...</p>

Submitted by Olti (not verified) on

Muci kur je i famshem njerezit synojne te replikojne me JU se ndjehen te rendesishem! Sa here ju kapin nga xhaketa rruges APo ju bezdisin kur pini Nje kafe ???? Eshte Nje pasoje e pakendshme e te qenit VIP!
Urime per Gazeten!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.