M. Nano u shkruan lexuesve

Rubrika “Foto nga lexuesit” ka ngjallur interes, por në të njëjtën kohë ka krijuar mundësinë për të provokuar. Një pjesë lexuesish kanë zënë të dërgojnë foto, të cilat nuk janë ‘politikisht korrekt’; ato synojnë të fyejnë e të poshtërojnë kategori të caktuara. Përveç kësaj, pikërisht këto foto ka qëlluar (deri tani) të mos bartin as ndonjë mesazh estetik apo artistik, që do të mund të përligjte in extremis publikimin e tyre (saktësimin “in extremis” mund ta lexoni dhe “asnjëherë”).
Nuk pretendojmë që ky website të jetë një gazetë e mesazheve ‘politikisht korrekt’; Përkundrazi, na pëlqen të provokojmë e të hapim debate të lloj-lloj-shme, qoftë dhe duke shkelur tabu të forta, gjë që edhe e kemi bërë, por le ta mbajmë këtë rubrikë (dhe ndonjë tjetër) brenda një formati jo pretencioz e jo luftarak. Ka mundësi pafund për foto që nuk provokojnë, e që janë prapëseprapë të bukura e interesante. Ju faleminderit!
Add new comment