M. Nano i shkruan lexuesit ‘Lleshi” që ka komentuar Matoshin

Në apelin që u bëra lexuesve në rubrikën “Respublica versus Readers” shtroja problemin e etikës në komentet që bëhen në fund të shkrimeve të autorëve të respublica-s. Teksa e bëja këtë kisha në mendje reagimet me sharje e fyerje, por edhe ca reagime të tjera që nuk ndalen tek mesazhet e shkrimit, ose ndalen pjesërisht te këto mesazhe; më së shumti ndalen tek autori, të cilin e kryqëzojnë, pa dhënë asnjë fakt, si të lig. Nuk gjeta një koment ilustrues në momentin që e bëra këtë apel. Por ilustrimin e gjeta dje, në një koment të bërë nga lexuesi ‘Lleshi’ në fund të shkrimit të Halil Matoshit.
Ju mund ta lexoni të tërë komentin e ‘Lleshit’ në fund të shkrimit të Matoshit me titull “Rama racional”, dhe në të ka dhe një përpjekje të komentuesit për t’u ndalur, në mënyrën e vet e me njohuritë që ai ka, tek thelbi i shkrimit. Mirëpo sepse nuk e mban vendi, dhe i vërsulet Matoshit, për të cilin është i sigurtë se “jetën dhe mendimin e vet e ka ndërtuar mbi komanda dhe urdhëra personash”, dhe se me shkrimet e veta u shërben interesave të armiqve të shqiptarëve. Komenti mbyllet në mënyrë patetike me ca fjalë që i drejtohen Matoshit, duke e vendosur këtë të fundit në një sandwich mes dy Zotave, njëri që pret shërbime e Tjetri që ndëshkon: “Zoti pastë mëshirë për ty! Jo …zoti i Beogradit, por Zoti i vërtetë”.
Në këtë mes të bëjnë përshtypje shumë gjëra, por njëra sosh duhet veçuar: Lexuesi ‘Lleshi’ është i sigurtë se Matoshi, ndërsa hedh në letër mendimet e veta, ka veç hallin se si të dëmtojë sa më shumë interesat e shqiptarëve.
Pyetja ime për lexues si ‘Lleshi’ është: Vërtet i besoni këto që thoni? Nëse po, ….

Comments
Z.Nano, po e fusni

Z.Nano, po e fusni diskutimin, mesa shoh une ne nje qorrsokak teorik; si mundet te formoje nje person nje opinion mbi ambjentin qe e rrethon, dhe te kunderpergjigjet ndaj tij, perveç se nepermjet indicieve dhe sinjaleve qe i vijne nga ky ambjent? "Askush nuk e ka monopolin e se vertetes, por gjithsecili ka te drejten te degjohet"-po citoj Kunderen, nje liberal par exellence. Qendrimet ndaj figurave publike besoj une duhen orientuar prej produktit te tyre. Nuk kemi nevoje te besojme apo dyshojme ne vertetesine e videove te Metes, thashethemeve apo te vertetave per korrupsion ndaj Familjes apo Edi Rames, sepse shohim efektin shkaterrimtar te te qenit te tyre ne qeverisje: Ne Tirane, vetem vitin e fundit rastet e kancerit jane dyfishuar, duke u shendrruar ne epidemi. Tirana dhe Shqiperia eshte atdheu me i piste, me rremuje, me imoral, me i plaçkitur ne Evrope. Edhe vendet qe kane bere lufte me Komunitetin Europian para 12 vitesh jane me europiane se ne.Cfare indicie tjeter na duhet per t'i neveritur, per t'u distancuar prej tyre, dhe mundesisht per ta pritur me padurim diten kur do te shporren prej jeteve tona? A mund mund ta shprehim opinionin per ta duke vene ne pune leksikun qe meritojne? A mundet te iniciohet ndryshimi, duke u fshehur mbas frazave te krasitura, hipokrizise se shendrruar ne filozofi ?

Njesoj per Matoshin; ç'fare informacioni duhet te marrim per te arritur ne perfundimin qe ai eshte veçse nje antishqiptar(per hir te etikes qe ke rekomanduar ketu ne Respublica po mjaftohem veç me nje epitet), ne nje kohe qe perserit si papagall te njejten ide, qe ne thelb hedh poshte endrren e gjithe Rilindasve dhe gjithe atyre njerezve qe dhane jeten qe ky vend te behet, orientimin shekullor te gjithe shqiptareve: Qe kosovaret e shqiptaret jane dy kombe te ndryshme tashme, qe s'kane asgje kulturore qe i bashkon, perveçse gjuhes.

Mos duhet qe publiku ta shohe Matoshin duke firmosur ne borderote e Beogradit, per te filluar te dyshoje qe Matoshi mundet te jete edhe nje maskara, nje i shitur, nje dhe' mohues, nje pseudokozmopolit paçavure qe kozmopolitanizmin e njeh po aq sa papagalli kuptimin e kenges qe kendon?- Jo zoteri, opinionet nuk funskionojne keshtu. Sado te keqija, perverse, abuzuese, dhunuese, jo etike te jene, nje gje eshte gjithnje me e rrezikshme se shprehja e tyre: Censura. Sepse ne nuk kemi rruge tjeter per te arritur te e verteta publike(ne ekzistofte diçka e tille), perveçse nepermjet opinioneve dhe shprehjes se tyre.

Nano jepi xhevap. muhabet

Nano jepi xhevap. muhabet deshe muhabet po tbon. Bursen e faqes nuk e ngre duke picku komentusit po dhe duke u tregu atraktiv ne ndertimin e faqes se respublica-s. Faqja ka nevoje per frymemarrje te re, per dritare te re.

Etiketimi I tjetrit pa prova

Etiketimi I tjetrit pa prova eshte nje krim etik e si I tille eshte me i demshem se censurimi i tij. Edhe njehere e kam thene ne nje reagim me heret, e drejta jote e shprehjes mbaron ku fillon imja, me fjale te tjera, fyerja dhe mashtrimi me opinionet nuk bien ne lirine e shprehjes. Ke plot shembuj per kete. Pse psh ne gjermani nuk lejohet publikimi i Hitlerit?

Edhe Lleshi kete donte ti

Edhe Lleshi kete donte ti thoshte por u semur qe kur lexoi reagimin e Nanos. Perse e mbroni kaq shume Matoshin? Diçka obskure qendron ketu.

bard më mirë prishet! një

bard

më mirë prishet!

një përgjigje që përmbledh dhe mendimin tim!

nanaos unë do ti thosha megjithëse lleshi nuk mund të ketë asnjë provë për debilin matoshi,prap ai thot të vërtetën!!shpirtligësia e matoshit ose budallallëku i tij nuk mund të justifikojnnë përçarjen që ai përpiqet të mbjellë!!

si e thot dhe bard,seicili ka mendimin e tij!seicili me shkrimet e tij vlersohet ose çvlerësohet!!

ndërmjet matoshit dhe lleshit,njëri nga të dy do të çvlersohet dhe tjetri vlersohet!!këtë lërja në dorë komnetuesve!!sa më shumë budallallëqe të shkruash aq më pak vlersime do të kesh,e kundërta kur shkruan drejt dhe ndershmërisht!!normalisht shkrimet e matoshit dhe spahiut po qe për vlerësim janë shkrime që nuk duhen lexuar,janë shkrime që gjithkush e di se për çfar flitet dhe ku duan të dalin,por ato janë më të lexueshmet sepse janë si puna e të shtunës angleze!!shkohet në stadium për të bër sherr!këto shkrime janë valvula shfryrje,janë shkrime ku gjithkush e di që ka material për të shfryrë dufin për këtë shoqëri të qelbur që po jetojmë!!

Edhe nje her tjeter; mua me

Edhe nje her tjeter; mua me duket klase koment i anonimit Lleshi. Lleshi dhe si disa te tjere kane profil ne komentet e tyre. Nuk thau shyqyr qe jane ne kete format dhe nuk jane si turma parafabrikate si te disa faqe ku komentuesit jane bllok e turme.

Edhe njehere tjeter z. Nano

Edhe njehere tjeter z. Nano perserit, me shume te drejte, preokupimin e tij mbi cilesine e debatit ne faqet e ResPublica. Eshte nje ide shume e pranuar ne bote dhe ketu z. Nano dhe shume te tjre na e kane perseritur me mijera here, qe nje njeri i lig ne sy te botes ka po aq te drejte sa shenjtoret te shprehe endimin e tij. Dhe ka po aq te drejte qe te gjykohet per mendimin e tij dhe jo per shenjterine e jetes private, te aktiviteteve ne drite te diellit apo atyre okulte. Sikur Miloshevici vete te cohej nga varri e te shprehte mendimet e tij, diskutimi i vetem cilesor eshte te merremi (po te jete nevoja ti denojme) tere mendimet qe shprehen, nga cilido te shprehen dhe jo te merremi thjesht me personin qe i ka shprehur. Kjo eshte baza e nje diskutimi; po te kemi qejf, le te shpikim nje menyre tjeter krejt tonen, shqiptare per te debatuar, por deri me sot bota normale kryesisht diskuton idete de nuk shan personat qe i shprehin.

Z. Nano ka shume te drejte kur perserit shprehjen qe i atribuohet Konfucit: "kur i mencmi tregon henen, budallai i ngul syte gishtit".

Muci, ke shume te drejte; ajo

Muci, ke shume te drejte; ajo qe me ka bere pershtypje ne kete debat, keto dite, eshte kembengulja qe tregohet per te mbrojtur pa dileme menyren agresive dhe denigruese (ndaj autorit, komentuesve, apo qofte edhe ideve) te komunikimit. Ajo qe ti shpreh eshte shume e qarte, dhe je ne te drejten (jo thjeshte personale) tende per ta kerkuar. Eshte fakt qe askush nuk pengohet te thoje opinione krejt te kunderta me autoret, apo edhe te tuat (qe i shfaq, si shume aktiviste normale); ndaj ne keto rrethana, kur shoh se mbrohet ne menyre te tille sjellja ofenduese, mendoj qe komentuesit qe e perdorin te kene zbuluar jo se ti censuron idete, por se ata (komentuesit e tille) nuk i vene dot fre cinizmit, apo edhe emocioneve qe i justifikojne vetes. Si alternative i meshojne idese qe komunikimi ofendues eshte i pazevendesueshem. Per mua eshte shume e mundshme te komunikohet ndryshe; asnje tension s'ka ne diskutim kur komentuesit nuk denigrojne kend (autor apo komentues), pavaresisht opinioneve dhe kendveshtrimeve qe jane edhe ne te kundert te tjetrit. Medalja ka dy ane; ne rast se i vihet pas fijes kategorise se diskutuar, dekurajohet nje kategori , apo nje lloj diskutantesh, qe kane cte ndajne (ndjenje e opinion) ne qytetari. Ata qe ndjejne se po i shtyp padrejtesia kane cdo hapesire per ta luftuar; kur i drejtohen publikut, me e mira eshte te gjejne aleate (qytetare) te cileve tu "rrembejne" empatine. Nuk me duket se aciditeti provokon empati, apo te pakten simpati.

Mustafa Nano, nese ke

Mustafa Nano, nese ke ndermend te hapesh debate serioze me komentuesit mbi komentet e tyre, atehere beje. Por mos e ul cmimin e debatit duke perzgjedhur ndonje koment "nailoni". Ne debatin e meparshem me "Dritanin", ngrija ceshtjen nese u duhen permendur kontribuesve te ResPublica-s te afermit bashkepuntore te rregjimin komunist dhe te papenduar per krimet e tyre, nese kontribuesit e ResPublica-s shprehin hapur krenarine e tyre per ata te aferm te pandreqshem. Perqasja e ResPublica-s eshte t'i fshije keto komente, kurse e jotja, Mustafa Nano, t'i heshtesh.

Kam pershtypjen se po ju afron kriza e identitetit, ose middlife crisis e gazetarit. Tani qe ra armiku Berisha nga qeverisja, nuk dini si te silleni me mos-qeverine e re. Prandaj edhe i hapni pune vetes me komentet e Nanos ndaj Lleshit ndaj Matoshit. Ne fakt, c'te presesh nga gazetare qe i hipnotizon perdite Edi Rama me foto mbi gjendjen e bodrumeve te Kryeministrise, nga blogje qe te informojne per numrin e sakte te fotove qe ka pubikuar Rama per ambjentet etj.

I nderuar Zoti Nano

I nderuar Zoti Nano !

Ngjyrimi emocional , te cilin une iu kam dhene fjalive qe kam perdorur , mendoj se jane nje perpjekje per te mos rene ne fyerje te zotni Matoshit ! Une mendoj gjithashtu se zotni Matoshi , jo vetem na fyen me shkrimin e tij , neve si komunitet shqiptaresh , por shkon edhe me tutje ...! Me qendrimet e tij dhe me propoganden e tij (pasi ai nuk diskuton "problematika" , por nderton "problematika" te paqena) zotni Matoshi rrezikon te ardhmen tone dhe te femijve tane ne kete Dhe qe quhet Shqiperi ! Kur une i them zotni Matoshit "se merr urdhra nga persona.." , i bej atij nje verejtje sa reale , te vertete , por edhe shkencore ! Histori e popujve mban "simbole lideresh" edhe te "thenieve te tyre" , por historia e popujve nuk jane theniet dhe pozicionimet e lidereve ! Kam pershtypjen se ndan te njejtin mendim me mua ! Atehere si mos ta "ironizoj" une Matosh efendine , kur ne menyren me te eger cenon sigurine time si anetar i nje Kombi dhe Komuniteti qe eshte "shqiptar" ? Ju mendoni se rastesisht jane krijuar "shtetet kombe" ? Ju mendoni se mundet t'i besohet kesaj "kohe paqeje" apo "lufte te ftohte ballkanike" , kur per shqiptaret ligjerohet percarja e ketij faktori dhe ky faktor paraqitet si mos me keq , nga ana shoqerore , ekonomikisht , gjeopoltikisht , ushtarakisht ? Ju mendoni se fqinjet tane dhe shtetetet e tjera ballkanike qe perpiqen kaq shume ne keto drejtime jane "budallenj" ? Ju mendoni se duke bere "hero" dhe "nderuar" shembujt vetvrases te nje Kombi apo Shteti , i sherbehet shoqerise ? Ju mendoni se integrimi eshte ne kundershtim me vlerat njerezore ? Po paradoksin e kerkimit te "integrimit" me "kuç e me maç" , por vetem me shqiptare jo , ne e lexojme me naivitet si "sukses" ?

Prandaj mendoj zoti Nano , se une nuk e kam fyer zotni Matoshin ! Perkundrazi , mendoj , se jam kujdesur shume nepermjet ngjyrimit emocional te fjalive ta ruaj nga fyerja ! Nderkohe qe zotni Matoshi dhe Matoshet e tjere , ma bejne demin açik , pa iu dridhur qerpiku , duke "zvogeluar" "ushtrine" time dhe aletatet e mi natyrore , qe jane shqiptaret e tjere , duke vene keshtu ne rrezik si mua personalisht ashtu dhe familjen time bashke me pasurite qe kam krijuar ! Mos ma prish gjakun dhe me thua se po e "ekzagjeroj" ! Ktheje koken mbarapa , jo shume por dhjete vjet , dhe te shikosh se cfare iu ndodhi atyre shqiptareve te tjere ..... ! Historia eshte shume here me e gjate se jeta e zotni Matoshit ! E une nuk mundem t'i ze bese zotni Matoshit dhe aq me pak mos ta shikoj si nje kundershtar te eger te interesave te mia personale ! Gjuha ime mundet te duket "e ashper" , por eshte shqipe e cilter dhe e paster ! Shqip , shqip , pa bizantinizma dhe hipokrizi ! Po e fyeu kjo zotni Matoshin , atehere une do te jem i lumtur ! Kam bere detyren ndaj femijve te mi !

Unë mendoj se Lleshi ka të

Unë mendoj se Lleshi ka të drejtë, sidomos në atë pjesën ku thotë se me këtë punë mban kalamajtë me bukë.

Une dhe vendi yne do te ishte

Une dhe vendi yne do te ishte kush e di se ku , me zhvillim , ne rast se do te kishte qarqe shqiptare qe te punesojne njerez , qofte edhe vetem per forumet , per interes te shqiptareve dhe te vendit tone ! Lleshit mos ia qaj "hallin" , se ka pronen dhe bisnesin e vete , ndryshe nga ty qe e ke "pune" , kete pune ! Ku del dhe shkruan kunder Lleshit , pa te ngacmuar njeri , dhe pse Lleshi thote dy fjale ngushelluese per shqiptaret , apo dy fjale shqip-shqip !

Shqiptaret i kane lene si pula pa koke ....! Merr bahçen me turr , por sigurisht nuk e di se per ku eshte nisur dhe ku po shkon !

Ne rast se Sheti i shqiptareve do te ekzistonte , sigurisht qe do te kishe shume "Llesher" , madje te punesuar neper forume , ashtu sic shikon veten apo disa te tjere qe na citojne "naçertanien" , apo "megalidhene" dhe na "ofendohen" pse iu themi "Zoti paste meshire per ju..." ! Cfare duhet t'i themi kesaj "artilerie" qe i hedh "predhat" drejt e mbi kokat tona ? Ti pyesim , "kur do ta nxirrni pushken "?

Nano Bobi! Po te them Nano

Nano Bobi! Po te them Nano Bobi qe mesazhi te dali e te arrij natyrshem te Ti. Me thene te drejten duhet te shkruaj I dashur Nano, apo i nderuari Nano. ups me fal se duhet te shkruheshin gjithmone me Zoti Nano perpara. Atehere Nano bobi, se me thene ate te verteten je mo bob se te tjeret jo vetem per stilin e te shkruarit po dhe per buon sens-in si individ. Hipotetike. E marrim me mend sikur jemi boksjere dhe do te dalim ne ring. Se me thene te drejten nje lloj ringu eshte kjo se ballafaqohen kundershtite. Ne rubrikën “Authors versus Readers” ndeshja luhet ne fushen tende dhe nuk jemi ne barazi, jo vetem me “peshen“ me duket, dhe ae di pse; se je vete albitri dhe kuptohet qe ndeshjen e manipulon. Dhe ndeshja eshte e manipuluar dhe ushtron diktat qe ne titull “Authors versus Readers” apo “Nano i pergjegjet lexuesit“ Mua do te me dukej asnjanese fusha apo ringu i boksit ne qofte se do te kishte nje rubrike “Bashkebisedim“ Po nano i i pergjigjet lexuesit eshtu sikur diktatori komunikonte me artistet apo me popullin. Dhe dihej bashkebisedimi qe, cdo gje thonte diktatori ishte direktive. Nejse. Me qe jemi te komenti i Lleshit dhe qe kerkon ti vesh zile miut apo te shofesh qimen te tjetri po te them shiko traun te vetja. Vetem me nje shembull Ne shkrimin: “Kryeministri Edi Rama dhe Fate Velaj si një "institucion" më vete politiko-diplomatiko-kulturor në qeverinë e re“.... përfundon komentin Zapbone, të cilin në këtë rast, për qasjen që sjell, e kemi privilegjuar duke e vënë komentin e tij në rubrikën e lajmeve.
Te lutem mere e ktheje e perktheje dhe beri komentin. Eshte subkoshi qe nuk te lene pa kafshuar, poshteruar dhe bere zap. Dhe dije qe kjo ka nje domethenje dhe nuk eshte fare me domethenjej e komentit Lleshi. Ketu Respublica te kafshon deri ne kocke. Absulutisht qe nuk flitet per etike. Tek ne nuk eshte puna se nervat duhet ti mbaje lexuesi po ne rradhe te pare nervat duhet ti mbaje autori dhe te mos provokoje dhe te mos e trajtoj problemin apo shkrimin si nje duel apo ring ku ka humbes e fitues apo te flase ne pozitat e shefit gje qe seshte gje tjeter vecse nje provokacion dhe nje llogore apo ure te shembur. Ne cdo debat ne fund fare fuqine dhe argumentin me te mire e ka ai qe ka fakte. Dhe le ta leme ndeshjen e boksit po ti kthehemi bashkebisedimit qofte kjo dhe me retorike e finte mashtrimi. Ne nuk mund te behemi njelloj dhe nuk mund te kemi nje model steriliteti. Kete e eksperimentoje diktatura me modelin e njeriut te ri dhe jo vetem nuk e arriti po shkaterroje personalitetin e njeriut. Nejse. Per cdo perceptim ne jemi ndryshe dhe kjo eshte magjia e diversitetit. Ne jemi ndryshe te fjalet si shprehje individuale se ne nuk jemi rritur njesoj, nuk kemi kulture njesoj, nuk kemi personaliotet njesoj. Po ne na bashkon dhe duhet te na bashkoje njesoj shqiptarizmi. Eshte patetike kujt i plasi dhe patetizmi eshte domosdoshmeri dhe lexuesi kap dhe mer ato mesazhe qe i pelqejne karakterit te tij e personalitetit te tij. Po nepermjet fjaleve te tua dhe nepremjet fjaleve te mija ne persosemi dhe orjentohemi te negociojme gjithsekush simbas indetitetit te tij. Po diktimi apo mesazhi i fshehur ka pasoja ne komunikim se te con jo ne bashkebisedim po ne ring ku nuk ka partneritet po vetem plagosje te pergjakshme.

Po Zotni ! Une e morra

Po Zotni ! Une e morra mesazhin , se vetem po te jem nje "Matosh" , jam i "ditur" , jam me "etike" , madje nuk jam as "patetik" , lere pastaj se mund te tingelloj si "intelektual" , madje i "shquar" !

Do ta provoj ne te ardhmen te shkruaj edhe si Matoshi &Co , pasi pse e njoh dokrinen dhe kuptoj Matoshin , prandaj behem "lendues" per te ! Keshtu qe bej autokritike dhe premtoj se do te korrigjohem !

Matoshi ,dhe jo vetem

Matoshi ,dhe jo vetem ai,fatkeqesisht,nese nuk mund ti quash te shitur,per mungese faktesh,fare llogjikshem mund ti quash tradhtare(kane ndryshim termat "tradhtar"dhe "i shitur"-se i pari mund ta beje nga budallelleku,mosdija e t,ndersa i dyti eshte i shitur).Por si mund te biesh dakort me Matoshin kur ti i jep fakte qe bejne muuu dhe i ben pyetje te cilave ai nuk mund ti pergjigjet rreth te ashtuquajturit "identitet te ri kosovar",dhe ai nuk mund te pergjigjet,psh, s:i ne cilin identitet do te hyjne shqiptaret e Malit te Zi,te Maqedonise etj?Deshira,zelli,kembengulja e Matoshit per ti ndare "shqiptaret' nga "kosovaret" eshte e turpshme... Bie dakort me Lleshin!

para disa kohësh tek tema i

para disa kohësh tek tema i kam bërë pyetjen debil matoshit:

mir shqiptarët po i këthekemi në kosovarë,po ju mohojmë të qënit shqiptar!

po me sërbët si do të bëjmë??a mos vallë dhe ata do të pranojnë të jenë me kombësi kosovare???

kuptohet në këto raste nuk ke përgjigje!!sepse matoshi ndryshe na nano cukali dhe redar dedaj nuk hyn në diskutim!!ai thot mendimin(për mua budallallëkun)dhe pastaj lë 100 të tjerë të meren me të!!thjesht gurin në pus!!si ky debil dhe spahiu ankohen se po ju "censurohet""fjala intelektuale" nga komnetues si duket,pa intelekt!!harrojnë debilat se shkrimet për këta komentues i kanë bërë!?harrojnë debilat se po të kishin të drejtë do të kishin 100 lavdërime dhe ndonjë kundërshtim!!por në të vërtet ndodh e kundërta!të gjithë i kritikojnë deri në ofendim!!përse??ka dy mënyra për tiu përgjigjur:

o janë ata trapër me idetë e tyre!

o është një popull i tërë që s'pranon trapllëqet e tyre!!

Shpesh here shkrimet e

Shpesh here shkrimet e Matoshit te bejne per te vjelle Zoti Nano, dhe te irritojne me perdredhjen e mendimit per te denigruar ate qe eshte e shtrenjte per ne. Bashkohem me Lleshin ne cfaredo qe shkruan. Larg Duar nga Shqiperia te gjithe "Anal-isteve" e TIPIT, Matosh, Lubonja, e kompani qe sulmojne integritetin dhe kulturen Shqipetare, qe ulin poshte historine dhe heronjte tane, gjoja per tu treguar "kozmopolite." Nqs ndjehen "kozmopolite", le te shkojne te jetojne ne ato vende ku kozmopilitet ndjehen ne dimensionin e tyre, por jo te hane buken shqipetare dhe pastaj te peshtyjne ne te.

Nano, Mustafa, thjesht nuk

Nano, Mustafa, thjesht nuk i di keto pune.

Kur arriti per here te pare ne Prishtine, ndjehej i habitur: prisja te shihja çallma dhe brekushe,

i eshte shprehur dikujt ate dite...

Ishte natyrisht i sinqerte ne kete pohim, por naiviteti, pa dija, nuk eshte argument per gazetarin dhe opinionistin.

Te bashkepunosh me disa mbiemra ne Prishtine, eshte nje lloj si te kesh miqesi me "Çunat e Bllokut" ne Tirane. Jane ata qe "do te ishin" ne krye, sikur te mos ndodhnin permbysjet e fundviteve '80...I ke kudo ne Lindje...

Por problemi nuk duhet marre me yxhym: nano eshte deshiremire, kerkon te dij, kerkon zgjidhje, dhe per kete

duhet respektuar. Dialogu u sherben te gjitheve.

Lexuesi shqiptar eshte

Lexuesi shqiptar eshte njeherazi viktime dhe agresor ne ambjentin ku jeton. Eshte me shume viktime sesa agresor, ngaqe ne shqypin vendas sasia e genjeshtrave dhe manipulimeve eshte ne disproporcion te frikshem me te vertetat qe thuhen. Shtypi nderkombetar nuk eshte keshtu. Mes te gjitha formave te trafikut te influences, ne shtypin e gazetarine e vendeve te qyteteruara gjen shembuj te shkelqyer te njerzillekut dhe te triumfit te arsyes ndaj rrenes, dhe kjo duhet ta beje gazetarine shqiptare ta rimendoje pozicionin e vet ne shoqeri. Droja qe shfaqin opinionberesit ndaj lexuesve te tyre eshte ajo qe perkufizon Oscar Wilde ne hyrje te "Portreti i Dorian Gray"; eshte horrori i njeriut modern nga pamja e surratit te vet ne pasqyre.

Reaksioni brutal i lexuesve online, ne vend qe t'i shkurajoje autoret, duhet marre si nxitje e ethshme per te shkruar mire. Per te thene te vertetat qofte edhe kur ato jane te hidhura apo te paleverdisshme. Lexuesi eshte pasqyra ku autoret mund te shohin veten e tyre, dhe nese surrati qe shohin nuk u pelqen, ky nuk eshte problemi i pasqyres.

Shqiperia eshte i vetmi vend ku zanati i gazetarit merret apriori si nje profesion i nderuar. Ne fakt, ky pohim mund te pranohet vetem me shume rezerva. Shopenhauer i ka kushtuar kapituj te tere neverise qe ndjente per gazetarizmin. "Iluzionet e humbura" i Balzakut eshte nje monument lene brezave per te kuptuar deri ne ingranazhin me mikroskopik industrine e rrenes qe personifikohet me gazetarine. Prandaj gazetarizmit te koheve tona, sidomos te atyre intelektualeve qe u intereson e drejta dhe e verteta publike, u bie barra te provojne me perpjekje te jashtezakonshme(dhe me kosto te jashtezakonshme) distancimin nga industria e rrenes. Ndersa te tjereve, qe nuk u intereson as e drejta, a s e verteta, le ta gezojne statusin qe u eshte dhene ne "Iluzionet e humbura" te Balzakut apo veprat e Shopenhauer. Dhe le te ngushellojne ndergjegjet e tyre duke fajesuar lexuesit qe nuk bien dakord me ta, nese nuk u ka ngelur ngushellim tjeter.

Ka nje menyre tjeter shume me efikase se censura per te kursyer kritikat dhe te sharat e lexuesve: Duke shkruar më rradhe.

Sic konstatohet lehte , zoti

Sic konstatohet lehte , zoti Bard , ky lloj "stani" (Nano , Matoshi & Co) , nuk bejne gazetari ! Keta jane te programuar si "kamikaze" te politikave antishqiptare dhe ndjehen aq te forte , sa mendojne te bejne edhe "karshillek" ! Sigurisht bejne pjese ne "aleanca te medha" dhe me para te madhe , te organizuara me te gjitha llojet e mjeteve politike ! Keta marrin therrimet e tyre , pavaresisht se çirren me shume se "i zoti" !

Atehere cfare mundet te jene tjeter vecse "perhapes te genjeshtres" , vellezer te saj , te konceptuar nga e njeta nane dhe i njejti babe ? Si mundet kesaj kategorie t'i interesoje "e verteta" , apo argumentat rreth saj ? Keta njerez , nuk kane as Atdhe dhe as gjak , lere pastaj te diskutosh per "kode" ! As nuk jane te interesuar per "publikun" dhe problematikat e tij , por iu interesojne vetem "problematikat" e rrogedhenesve ! Eshte çeshtje dinjiteti dhe integriteti ! Cfare te thuash ......... ?

Add new comment