M. Nano i përgjigjet Dionis-it

Në fund të opinionit me titull “A ka gazetari (të lirë)?”, dikush me emrin Dionis ka bërë një vëzhgim qortues për respublica-n. Ai thotë: “Në përgjithesi e vleresoj respublica-n për mundesine që i jep lexuesit per te krahasuar dobesite e gazetarise klasike dhe perparesite e mediave te reja dhe rrjeteve sociale sot. Por edhe ky website vuan nga semundja e pergjithshme e gazetareve sot ne Shqiperi, e mos verifikimit te fakteve dhe kritikes se pafaktuar. Te thuash qe departamenti i gazetarise ne UT eshte i dobet, me njerez te pakualifikuar dhe te sjelle aty me komandim eshte nje pretendim naiv, sepse do mjaftonte te shkruanim emrat e pedagogeve qe punojne aty per te pare qe jane gazetare dhe publiciste te njohur te shkolluar brenda dhe jashte vendit. Une kam qene vete nje student i ketij departamenti dhe tani punoj ne media. Mbase problemi i departamentit eshte qe na meson teorine dhe aktet normative te gazetarise ne nje vend demokratik dhe te zhvilluar, dhe jo praktiken problematike te tregut mediatik shqiptar. Po ashtu, te quash te lire gazetarine e pas 1997-es eshte mese naive. Nje autor qe kritikon per moscilesi koleget e tij te ngjashem.”
Një përgjigje kam për Dionis-in. Nuk po i hyj çështjes, nëse ka të drejtë ai apo autori i opinionit mbi “gazetarinë (e lirë)”. Vetëm se dua të theksoj, që ne të respublica-s mbajmë përgjegjësi për çdo gjë të website-it, me përjashtim të opinioneve të shkruara nga autorë të ndryshëm në kolonën e dytë. Opinionet mund të përmbajnë dhe informacion të gabuar, por ne nuk kemi mundësi t’i verifikojmë këto informacione. Opinionet i publikojmë ashtu si na vinë në momentin që bindemi se i thonë diçka publikut.
Add new comment