M. Nano i përgjigjet Arbëreshit

Postuar në 28 Janar, 2012 09:05

Arbëreshi (ky është emri virtual i tij) bën një koment të zemëruar në fund të shkrimit ‘Ka plasur inarama-mania’; sipas tij, ne jemi bashkuar “me korin e sahanlëpirësve të klaneve të shitura mediatike,duke shkruar me terma gati denigruese për një personalitet si Ina Rama”. Në fakt, nuk dimë se ku i ka parë përpjekjet tona për ta denigruar Ina Ramën. Në shënimin tonë nuk kish asgjë denigruese; çdo gjë ishte shkruar me një neutralitet të kërkuar.

Kur ne kemi nënvizuar feminilitetin e Ina Ramës, nuk e kemi bërë për ta kryqëzuar. Jo vetëm që s’është puna jonë të kryqëzojmë të tjerët për mënyrën se si janë, por përkundrazi, ne bëjmë çmos të ndeshemi me kryqtarë të tillë që në Shqipëri janë të shumtë, e na vjen keq që Arbëreshi s’paska kapur thelbin tonë. Nënvizimin në fjalë ne e kemi bërë së pari si një konstatim të thjeshtë, së dyti për t’i mëshuar idesë së fundit, dmth që në Shqipëri është e mundur të jesh edhe femër e bukur, edhe funksionare “me bole”.

Comments

Submitted by Rilind (not verified) on

Jo mor  Nano, jo. Arbereshi dhe ne te tjeret te kuptojme drejt.  Je ti qe akoma nuk ke kuptuar akoma gje nga gjithe kjo mesele. Ti nuk e ke denigruar Ina Ramen. Aspak. Ti vetem e ke injoruar ate qe beri ajo. Xhelozi, inorance apo dicka tjeter, ate nuk e di. Por di qe kete radhe ke dashur te dalesh nje ze ndryshe dhe dole bosh !!!

Submitted by Anonim (not verified) on

Ka shume arsye qe M. Nano mban qendrime te ketij niveli. Disa nga te cilat po i rreshtoj me poshte.

1. Ne fillim u nis si nje gazetar apo analist te i cili njerezit shihnin nje figure me mend. Puna ndryshoi me vone.

2. Duke dashur te tregoje se eshte i paanshem, filloi te lajthise nga pak.

3. Duket se edhe atij, nje pjese te trurit ia ka hequr propaganda e S. Berishes.

4. Ose ka pasur ambicie te tjera, por nuk e kane lene ti arrije.

5. E majta, te cilen ai e donte shume, duket se diku ia ka prishur.

6. Edhe ai deshiron te thote gjera te mençura. Por, a mendoni se ka ngelur gje pa u thene? Çdo gje qe sot thuhet, eshte kopje e te tjereve.

Ka edhe te tjera.

Submitted by Sokol (not verified) on

Sigurisht qe shume nga lexuesit dhe komentuesit e shohin ndryshe z. Nano, por e drejta per te ndryshuar, dhe ne rastin e tij, per te emancipuar vetveten eshte pozitive. Nuk pajtohem me ideologjine e tij, e cila perdite e me teper fatmiresisht sikur po mungon ne shkrimet e tij ashtu sic po e lehteson veten nga arrogance dhe vetekenaqesia (?!) por e respektoj vullnetin e z. Nano per te qene tolerant, per te krijuar hapsira edhe per ato me te cilet nuk pajtohet. Kjo i ben mire gjithkujt. Ne rastin e ndokujt qe kerkon te beje antropologun si parashkruesi ne komentin e mesiperm, nuk ka asgje te keqe, ndonese do te thoja dicka qesharake me nje doze te vogel cmire e me nje doze me te madhe mllefi. Ka vend per te gjithe.

Submitted by arvanites (not verified) on

Z. Nano ka si gjene me te shtrenjte te tij paanshmerine politike  ne shkrimet e tij. Prandaj kur "i bie" Sales 3-4 here duhet medoemos te gjuaje noihere edhe nga krahu tjeter per pune ekuilibrash. Problemi eshte se ne sot nuk jemi ne demokraci Z. Nano por ne diktature. Prandaj te qenit te paanshem eshte nje luks qe nuk mund tja lejome vetes. Sot gjithe populli shqiptar dhe bashke me ta cdo analist me integritet duhet ti ktheje tytat nga S. Berisha. Kur ta rrezojme ata mund te fillojme te gjithe te behmi perseri te paanshem.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.