M. Nano i përgjigjet Albanit

Postuar në 17 Tetor, 2011 05:52

Albani, një lexues i rregullt i respublica-s, bën një koment në fund të shkrimit tonë me titull “Përsëritet Zogu i Zi: Qeveria anulon punimet e qendrës”, dhe thotë në mënyrë nervoze: O respublica, si i bëhet tani, do na informoni ju neve, apo ne juve? Futuni në google dhe do t’i gjeni të gjitha në artikujt e gazetave”. Dhe më poshtë jep versionin e vet të fakteve lidhur me atë që po ndodh në qendër të Tiranës.

I dashur Alban, siç mund ta keni vënë re, arma jonë më e fortë nuk është informacioni i përditësuar dhe i saktësuar në detaje. Ka site që janë më të mirë se sa i yni në këtë drejtim. Nuk kemi mjete e njerëz për ta bërë këtë punë, e në këtë kuptim nuk mburremi me këtë gjë, nuk mburremi që japim lajme të sakta e të plota. Ne thjesht bëjmë një zgjedhje e lexim të lajmit. Përpiqemi ta bëjmë këtë mënyrë korrekte e objektive. Dhe neutrale, po të jetë e mundur, ndonëse e dimë se neutraliteti nuk ka ndonjë lidhje të qenësishme me objektivitetin. Këtu te ne, jo se jo.

Por përveç kësaj, loja online e informacionit është shumë demokratike. Ky është dhe avantazhi, ose karakteristika, e botës online: lexuesi është dhe gazetar, ose kronikan. Në këtë kuptim të gjitha vërejtjet e saktësimet e bëra janë të mirëpritura. Faleminderit!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.