Lexuesi “Kandidat për intelektual” thotë të vetën lidhur me argumentin e ditës

Lexuesi me emrin virtual “Kandidat për intelektual” ka lënë një shënim në fund të shkrimit “Ka një problem me elitën ‘myslimane’ shqiptare”. Po e publikojmë të plotë:
“Zoti Nano,
krejtesisht dakort me ju ( per te mos thene edhe ca me pertej asaj qe ju i meshoni ne shkrimin tuaj ).
Ama si cdo dardhe, edhe kesaj here bishti eshte gjithmone mbrapa. Ta ngas llafin, jane elitat e ketij vendi, kryesisht politike, qe nuk ju intereson fare promovimi i ketyre elitë “myslimane” ( per te mos thene qe shpesh ju intereson qe ta denigrojne dhe nuk duan ta pranojne ekzistencen e tyre ). Si rrjedhoje, keta qe ju quani elitë “myslimane”, nuk i gjen as ne Parlament, as neper bashki, as ne prefektura etj. Edhe nje ambasador qe desh u vu, u kundershtua per hir te laicitetit.
Ne kete sjellje kuptohet qe vend te vecante luajne mediat, vizive ose te shkruara.
Ja psh, ne asnje nga emisionet qe ju drejtoni, prej kaq kohesh tek ORA NEWS, nuk kemi pare ndonje prej ketyre muslimaneve elitare.
Me kot kam pritur qe gjate muajit te Ramazanit, ose per dy bajramet, te ishte nje musliman i ftuar perballe jush. Ne po te njejten linje, jane edhe mediat dhe gazetaret e tjere. Ne nje kohe qe neper emisione, opinione, debate, emisione para apo pasdite, show, apo shkencore, gjen nga te gjitha llojet e temave, nuk kemi pare as edhe nje here te vetme ( lere pastaj ne menyre te vazhdueshme ) keta muslimane normale, muslimane intelektuale qe te flasin per perditshmerine e tyre, sfidat, dhe si rrjedhim edhe per hallet brenda bashkesise qe mund te na prekin edhe neve qe jemi jashte tyre.
Fatkeqesisht, me barrieren e ngritur ne te gjitha fushat ndaj atyre qe ju quani elitë “myslimane”, si edhe promovimin pa hesap te fotove, emrave, familjareve , menyres se jeteses se te arrestuarve se fundmi, shteti, mediat dhe elita e ketij vendi po prodhon disa "lojtare titullare" qe do merren per shume kohe ne reference si perfaqesues te muslimaneve, dhe kjo nuk i sherben askujt, te pakten publikisht keshtu duket..................larg qofte nqs media i kthen ne heronj.”
Add new comment