Kryeministri Rama e konsideron si fushatën më e qetë, epilogu i saj mbushet me incidente

Postuar në 20 Qershor, 2015 10:31

Edhe pse nga kryeministri Rama u konsiderua si fushatën më e qetë e civile, sërish epilogu i saj u mbush me incidente. Kërcënime me telefon apo të drejtpërdrejta, sherre që duken si banale, dhunë fizike deri në gjakosje e ndonjë e shtënë kallashnikovi. Me këto jemi ballafaquar vazhdimisht ditët e fundit. Në pamje të parë duken si raste sporadike incidentet e ndodhura në 30 ditë fushate, por gjithsesi ato janë një shenjë paralajmëruese. Duket sikur në Shqipëri ende vazhdon të jenë tabu zgjedhje aq të dëshiruara, ku të mos ketë përplasje fizike dhe as manifestime militantësh të armatosur. E megjithëse Ministria e Punëve të Brendshme, me anë të një deklarate për mediat tha se janë marrë të gjitha masat për të garantuar standardet më të larta demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, shtoi gjithashtu se duke u marrë parasysh çdo njoftim ku është bërë përpjekje për të njollosë procesin e rregullt zgjedhor, është bërë të mundur shoqërimin e 21 personave lidhur me incidentet në fushatën zgjedhore. Pra, zyrtarisht,  21 persona deri 48 para fillimit të procesit. Kjo shifër padyshim ka gjasa të ritet. Megjithatë, nëse incidentet do të qëndrojnë në këtë kuotë padyshim që këto mund të certifikohen dhe si zgjedhje vërtet të qeta. Por duhet pasur parasysh se forcat e mëdha politike kanë akuzuar njëra-tjetrën për tensionim të procesit dhe për rekrutim të njerëzve të inkriminuar me qëllim sabotimin e tij atje ku mendojnë se do të humbin vota. Megjithatë duhet pritur deri në fund.

 

l.v

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.