Komunikim publik apo “zhargon” politik?

Znj. Doda, ne artikullin e saj ka shkruar : "Zoti Kryeministër! Më së pari po merrem me thelbin e shqetësimit tënd". Te them te drejten, kjo fjali me beri te ndalem e te mos e vazhdoj me tej leximin e artikullit. Vetem kjo fjali tregon se autorja ka per qellim te kritikoje "mendjemadhesine" e Z. Rama, ne nje kohe kur vete po sillet (shprehet) ne te njejten menyre. Perdorimi i "shqetesimit tend" te vret veshin, dhe autores do t'i thosha qe perpara se te vazhdoje me shkrime te tjera, te mundohet te mesoje pak shqip. Jo shqip sa per te kerkuar buke e uje, por nje shqipe qe tregon respekt, dituri e mencuri. Mund ta filloje, p.sh. me zevendesimin e "shqetesimin tend" me "shqetesimin tuaj". Edhe pse "tend" dhe "tuaj" jane vetem dy peremra pronor, zevendesimi i njerit me tjetrin tregon shume. Perdorimi i peremrit "Tuaj" tregon se autorja ka respekt per kryeministrin, qofte si qofte ai, por ka nje rol institucional, tregon se autorja ka pak respekt per njeriun ne pergjithese, dhe se nuk po i flet nje qeni por nje njeriu. Nje njeri meriton respekt, qofte edhe horri i horrave, por meriton respekt vetem per faktin se eshte njeri. Dhe kete besoj duhet ta dije mire autorja se ben pjese ne paketen e te drejtave qe Evropa po na kerkon te zbatojme: te drejtat e njeriut.
Komenti është lënë në shkrimin e autores Mesila Doda, me titull “Të mundi Baba Edi, të mundi” nga komentuesja “Lira”

Add new comment