Jennifer Aniston promovon filmin e ri

Postuar në 15 Shtator, 2013 15:25

Aktorja Jennifer Aniston mbërriti të shtunën në Toronto Film Festival për të promovuar filmin e saj më të ri “Life of Crime”. 

Aktorja 44-vjeçare interpreton në këtë film një grua që rrëmbehet nga një bandë mashtruesish, një histori e bazuar në romanin e Emore Leonard, të vitit 1978.

Regjisori i filmit, Daniel Schechter ka thënë se ky rol është puna më e mirë e Aniston në karrierë.

“Njerëzit kanë për ta pëlqyer shumë sepse është puna e saj më e mirë. Kam qarë kur e shikoja duke interpretuar”, u shpreh Schechter.

Filmi “Life of Crime” mbylli Festivalin e Filmit të Torontos dhe ka marrë vlerësime pozitive nga kritika. Në këtë film interpretojnë gjithashtu Tim Robbins dhe reperi Mos Def. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.