Ish ushtari konvertohet në gruan e parë myslimane transgjinore 30

Postuar në 04 Shtator, 2013 16:31

Kjo është historia e një 28-vjeçari, që u përpoq të burrërohej duke hyrë në rradhët e ushtrisë por që më në fund kuptoi të vërtetën për veten.

Lucy Vallender, dikurLaurens, thotë se më në fund e ka gjetur veten, pas ndryshimit të seksit 3 vjet më parë.  28-vjeçari, është i martuar tani, me një burrë mysliman, që e ka njohur nëpërmjet internetit.

Ai nuk e dinte para se të martohej se, gruaja më të cilën po lidhte kurorë më parë kishte qenë burrë. Lucy fillimisht është konvertuar në myslimane dhe më pas është martuar me Murad, me një ceremoni të vogël në shtëpinë e tyre në Londër.

“Unë e dua atë. Ai është i sjellshëm dhe i butë. Unë e kam parë vetëm dy herë që nga koha kur jemi martuar. Kemi kryer edhe marrëdhënie seksuale. Unë nuk i kam thënë atij se jam transseksual, por mendoj se ai mund të ketë dyshuar”- thotë Lucy për mediat.

Lucy e cilëson vetën si myslimani i parë transgjender, por shprehet se vë bast se ka edhe shumë të tjerë, por që kanë frikë ta thonë.

Ajo tregon se është mund të hyjë në konflikt me xhaminë lokale në Swindon, Wiltshire, pasi ata nuk do ta lënë të lutet me gratë e tjera. Lucy shprehet se është e viktimizuar dhe kërkon të luftojë për të vendosur drejtësi për njerëzit transseksualë myslimanë.

Comments

Submitted by a.b's (not verified) on

<p>Qe ne start ky s&#39;paska kuptuar asgje nga Islami</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.